Me “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, Prishtina protestoi kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”(VIDEO)

Me brohoritje “pa drejtësi nuk ka qetësi” për një orë të plotë, disa familjarë të të dënuarve të “Grupit të Kumanovës” sot protestuan në Prishtinë kundër vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme në Shkup për burg të pjetshëm dhe për 736 vjet dënim me burg të pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” nën akuzën “vepra terrorizmi”, raporton Portalb.mk.

LEXO: “Rasti Kumanova”, burg të përjetshëm për Sulejman Osmanin

Protestuesit kanë kënduar këngën “Besa Besë” dhe brohoritënUÇK,UÇK”  në Sheshin e Prishtinës, ndërkohë që gjatë rrugës për në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë kënduan Himnin Kombëtar.

Grupi i protestuesve iu është drejtuar Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë atje është gjendur përballë Policisë së Kosovës, si shenjë revolte ndaj Policisë protestuesit thanë se “kjo nuk është e vetmja dhe se priten protesta edhe në Shkup”. Ata u kthyen në Sheshin e Prishtinës dhe aty ndërprenë protestën.

protes

cats

cats

cats

Protesta 1

Përndryshe, protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup kanë nisur nga dje, ku në Pejë dhe Gjilan, në shenje revolte është djegur flamuri i Maqedonisë. Ndaj djegies së flamurit sot reaguan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duke thënë se “MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, dje në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burgNga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button