fbpx

Zaev dhe Markoviç arritën marrëveshje për linjë ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kushtrim Bekteshi dhe ministrja e Arsimit, Renata Deskoska dje kanë pasur mbledhje me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, në të cilën u mor vesh që të realizohet linjë ajrore Shkup- Podgoricë- Sarajevë, njofton Portalb.mk.

“Dua t’ju njoftojë se është arritur pajtim ndërmjet Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Bosnje e Hercegovinës, i cili do të dërgohet te të gjitha agjencitë ajrore që punojnë në rajonin e Ballkanit që të paraqesin ofertë për linjën ajrore në relacionin Shkup-Podgoricë-Sarajevë, që të mund të zgjidhen punët e rëndësishme. Besojmë se ky hap do të mundësojë perspektiva të reja evropiane dhe bashkëpunime të çfarëdollojshme si në kulturë, sport, arsim dhe turizëm”, tha Zaev pas takimit.

Kryeministri pas takimit ka konstatuar se Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura dhe se janë pajtuar për intensifikim të bashkëpunimit rajonal për hapjen e perspektivave euroatlantike për shtetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button