Ja me sa vite burg u dënuan të akuzuarit për vjedhjen në Tutunska Bankë

Nëntë vite e dy muaj burg është dënimi që e mori Boban Smillevski i cili ishte i akuzuar për vjedhjen milionëshe në Tutunska Bankë. Vëllai i tij, Goran Smillevski, i cili si njësoj si Boban akuzohet për vjedhje të rëndë dhe fshehje është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Boris Miçevski i cili sipas aktakuzës gjoja se i ka marrë në veturë paratë e vjedhura, u dënua ma pesë vite e dy muaj burg, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimi u bë i ditur sot në Gjykatën Penale, sipas gjykimit, i dyshuari i katërt në rast Mirosllav Kaevski, i punësuar si arkëtues në Tutunska Bankë, mori dënim më kusht prej dy viteve.

Gjykatësi Darko Todorovski arsyetoi se aktgjykimin e ka sjellë në bazë të njohurive të akuzave, ndërsa lartësinë e dënimeve e arsyetoi me faktin se të akuzuarit nuk zbuluan se ku janë paratë e vjedhura.

Me aktgjykimin tre të akuzuarit e parë janë të detyruar dhe në afat prej një viti në fuqi të aktgjykimit në mënyrë solidare ta kompensojnë dëmin e Tutunska Bankës. Derisa aktgjykimi të përfundojë,  të akuzuarit mbeten në paraburgim sepse gjykatësi Todorovski e ka refuzuar kurkesën e avokatëve të të dënuarve që të mbrohen nga liria ose të jenë në arrest shtëpiak.

Prokuroria Publike Shkup në qershor ngriti akuzë kundër tetë personave për vjedhjen në Tutunska Bankë, pastaj procedurë u veçua për katër persona. Sipas aktakuzës në Bankë janë vjedhur rreth 3 milionë euro.

Ndryshe, vjedhja e tre milionë eurove nga llogaria e NLB ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të shumës së vjedhur dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo. Njerëzit e parë e grupacionit bankar thonë se ky rast nuk do të ndikojë në punën e rregullt të bankës dhe se paratë e konsumatorëve janë të sigurta.

Boban si i punësuar në bankën NLB operacionin e vjedhjes e ka kryer në periudhë kohore prej 6 deri 10 prill. Sipas informatave hetimore pas arrestimit ai nuk ka treguar se ku janë paratë dhe ende nuk dihet se ku kanë mbaruar 3 milionë eurot. Boban dyshohet për dy arsye, MPB-ja e ndjek penalisht për keqpërdorim kurse Prokuroria Publike Shkup e ndjek për mospagim.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button