Konfirmohet “meçi më i madh në histori” – Anthony Joshua v Tyson Fury

Eddie Hearn pretendon se Anthony Joshua do të luftoj kundër Tyson Fury dhe ky do të jetë “meçi më i madh në historinë e boksit anglez”.

Joshua mbrojti titullin e tij në WBA, IBF dhe IBO për pesha të rënda ndaj Carlos Takamit të shtunën, transmeton portali arbresh.info.

Londinezi vazhdoi rekordin e tij të 100 për qind me fitore kur gjyqtari Phil Edwards në mënyrë kontroverse ndali meçin në raundin e dhjetë.

Joshua është tani i hapur për çdo betejë para se të luftoj për ndonjë tjetër sfidues të detyrueshëm.

Joshua është i hapur për meçin ndaj Tyson Fury

Këtu ka pasur gjithashtu bisedime që ai do të luftoj me Deontay Wilder, por promotori Hearns mendon që publiku anglez preferon meçin ndaj Furyt.

“Ju flisni për meçin Anthony Joshua kundër Deontay Wilder por kjo nuk është askund pasi meçi i madh Anthony Joshua kundër Fury është në bisedime”, ka thënë Hearn për ‘Sky Sports’.

“Kjo është një ndeshje që mund të kthehet në diçka të madhe”

“Dy karaktere plotësisht ndryshe, dy stile plotësisht ndryshe, dy kampionë të pamposhtur të peshave të rënda, dy kampionë të unifikuar”

“[Do të ishte] një meç i jashtëzakonshëm”

“Ne do të ulemi me Anthony Joshuan dhe Tyson Fury dhe do të përpiqemi për të ndërtuar një plan për të krijuar atë që do të ishte padyshim meçi më i madh në historinë e boksit anglez që keni parë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button