Maqedoni, ndalohet puna e Këshillit të Furnizimeve Publike, do të miratohet ligji i ri

Ministria e Financave të Maqedonisë në bashkëpunim dhe përkrahje të Bashkimit Evropian është duke përpiluar propozim-ndryshimin e ligjit për furnizime publike ne bazë të së cilit parashihet edhe largimi i Këshillit të Furnizimeve Publike. Kështu bënë të ditur sot në Shkup ministri i Financave, Dragan Tevdovski, drejtori i Birosë për Furnizime Publike, Gjorgji Georgievski dhe anëtarja e iniciativës së ekspertëve për menaxhim publik të Bashkimit Evropian, SIGMA, Erika Bozaj, raporton Portalb.mk.

Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski ndryshimi i ligjit të furnizimeve publike dhe i largimit të Këshillit të Furnizimeve Publike, vjen si nevojë e raportit të SIGMA-së për mënyrën e punës së sistemit të furnizimeve publike të deritashëm në të cilin janë vërejtur mangësi në kohën e miratimit të vendimeve të furnizimeve publike.

“Ministria e Financave dhe Biroja e Furnizimeve Publike, në bazë të kërkesave të dala nga raporti i SIGMA-s, ka nisur punimet për ndryshim të ligjit të furnizimeve publike në bazë të së cilit parashihet edhe largimi apo shkëputja e Këshillit të Furnizimeve Publike. Variantin e parë të ligjit do ta publikojmë para vitit të ri”, tha Tevdovski.

Ndërkaq drejtori i Birosë së Furnizimeve Publike, Gjorgji Georgievski, tha se largimi i Këshillit të Furnizimeve Publike bëhet pasi që ky Këshill ka bërë vonesa në miratimin e furnizimeve publike.

“Këshilli i  Furnizimeve Publike do të largohet pasi që i njëjti, deri sa ka sjellë vendime për furnizime publike ka bërë vonesa në furnizimet publike të institucioneve shtetërore. Ky ligj do të miratohet me procedurë të përshpejtuar dhe i njëjti pritet të hyjë në fuqi në tetor të 2018-s”, tha Gerogievski, ndërkaq ministri Tevdovski, tha se vonesat në furnizimet publike kanë bërë “që shumë shkolla të mbesin pa nxehje dhe shumë spitale pa mjete medicinale e sanitare”.

Ndërkaq, pjesëtarja e SIGMA-s e cila ka monitoruar në vazhdimësi sistemin për menaxhim publik ku hynë edhe sistemi për furnizime publike, Erika Bozaj, tha se “raporti i kontrollit, efikasitetit, efektivitetit dhe transparencës së sistemit të furnizimeve publike do te publikohet në tetor të 2018-s”.

“Në këtë raport kemi parapare udhëzime se si do të përmirësohet sistemi për furnizime publike ku edhe parashihet ndryshimi i ligjit për furnizime publike në Maqedoni dhe heqjen e Këshillit të Furnizimeve Publike, pasi që vlerësuam se ligji aktual nuk paraqet lidhshmëri me ligjet e Bashkimi Evropian. Ligji i ri i furnizimeve publike do të mundëson stabilitet edhe për ndërmarrje e mesme të cilat do të kenë mundësi të jenë konkurrente në furnizimet publike”, tha Bozaj, raporton Portalb.mk.

Ndërkohë që pjesëtarja nga sektori civil, Sabina Fakiç tha se “shpesh herë transparenca dhe konkurrenca jo e madhe ka bërë që ne të furnizohemi me mallra të cilësisë së ulët”.

“Marrëveshjet për furnizimet publike kanë qenë teknike dhe se janë arritur me ndërmarrje të cilat nuk kanë qenë të dedikuara për realizim të asaj veprimtarie. Nëse për barëra të kancerit të mushkërive të bardha është dashur të kemi furnizime në vlerë prej 244 milionë euro është kontraktuar ndërmarrje e cila ka bërë furnizime të këtij bari në vlerë prej 36 milionë denarëve”, tha Fakiç.

Në konferencën e sotme bënë të ditur se nevoja për ligj të ri të funizime publike erdhi pasi që sistemi i furnizimeve publike që është në fuqi nga viti 2004. Deri më tash ligji në fjalë ka realizuar 15 amendamente ku shumica prej të cilave nuk dalin nga direktivat e BE-së gjë e cila vështirësoi zbatimin e sistemit në praktikë. Si pasojë e kësaj, ka ardhur deri te kriteri më të ulët i çmimeve, e-ankandeve të detyrueshme dhe referencave negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button