Fundi i dekadës së statujave në Maqedoni, cili do të jetë fati i përmendoreve në Shkup?

A po vjen fundi i dekadës së përmendoreve në Maqedoni? Përmendore të reja nuk ndërtohen, ndërsa vendimin për përmendoret tjera duhet ta jep qeveria pasi t’i rishikojë punimet që i punon grupi punues i formuar kah fundi i verës nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski. Ky grup ka për detyrë të analizojë ligjshmërinë e procedurës për ndërtimin e përmendoreve të Projekti “Shkupi 2014” që e mbuluan hapësirën kryesore të qendrës së Shkupit, t’i vlerësojë dëmet dhe të propozojnë masa për menaxhimin e përmendoreve të fundit, shkruan Dojçe Vele, njofton Portalb.mk.

“Deri tani janë përpunuar dy elaborate- për përmendoren e Andon Janev – Qoseto dhe për përmendoren në ndërtesën e Nënë Terezës, ato i janë dorëzuar ministrit që t’ia transferojë qeverisë e cila do të vendos për fatin e tyre të ardhshëm”, tha profesori Mirosllav Gërçev, i cili e udhëheq Grupin punues.

Ajo që më shumë i intereson opinionit është se çfarë do të bëhet me përmendoren “Luftëtari në kalë”, – emri i projektit me të cilin është ngritur përmendorja e Aleksandrit-Lekës së Madh. Sipas grupit punues, edhe ai, dhe të gjithë përmendoret e tjera trajtohen nga aspekti i ligjshmërisë së procedurave me të cilat janë vendosur në hapësira publike.

“Është kompletuar elaborati edhe për përmendoren e Aleksandrit dhe ky elaborat do t’i dorëzohet ministrit. Të gjitha tre elaboratet e kanë konfirmuar dhe dokumentuar të vërtetën e njohur të përgjithshme se po bëhet fjalë për shkelje serioze të kushtetutës, ligjeve dhe standardeve që e rregullojnë materien për ngritjen e përmendoreve dhe harxhimin e mjeteve të buxhetit. Në të gjitha elaboratet e përpunuar vihet në dukje padrejtësia e përmendoreve dhe papajtueshmëria e tyre me sundimin e së drejtës dhe propozohet që heqja e tyre dhe lirimi i hapësirave (pamja e tyre) në “shtetin origjinal”, tha Gërçev.

Projekt i shtrenjtë

Deri tani nuk ka informata se kur qeveria do t’i rishikojë elaboratet e grupit punues dhe a do t’i pranojë. Në disa raste nga qeveria deklaruan se dislokimi i përmendoreve është projekt i shtrenjtë, veçanërisht kur trashëgon marrje të parave nga buxheti i shtetit. Pas veprimit të qeverisë mund të shpalosen shumë dilema të mëdha te qytetarët. Por, deri tani nuk dihet se nëse emri “Aleksandri i Madh” do të dërgohet në aerodrom të Shkupit, si gjest simbolik në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë.

Një mundësi të tillë e paralajmëroi edhe zëvendëskryeministri i eurointegrimeve Bujar Osmani me qëndrimin se çështja e emrit me Greqinë do të zgjidhet së shpejti. Ai në emisionin “Rruga drejt” të televizionit Alsat M tha se Maqedonia mund t’i shmanget referendumit falë vendimit që mund të bëhet me ndërrimin e emrit të Aeroportit “Aleksandri i Madh” dhe pikat e tjera strategjike të cilat deri tani Greqia i ka konsideruar për irredentiste.

Për shkak të kësaj, një pjesë e opinionit konsiderojnë se qëllimet me të cilat është i përkushtuar grupi punues lidhen direkt me lehtësimin e procesit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Nga grupi punues thonë se ky është interpretim i gabuar: ata merren me (mos)respektimin e procedurave dhe ligjeve, gjegjësisht krimi që qëndron te përmendoret, ndërsa sipas Gërçevit, “fushëveprimi dhe natyra e atij krimi tregon se ai është një krim i vazhdueshëm”.

Skulpturat e bronzit – pronësi e qeverisë

Në ndërkohë, është stopuar edhe ndërtimi i fasadave baroke në qendrën e kryeqytetit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov porositi që të ndalojë fasadimi i 95 objekteve që u rinovuan me urdhrin e Koce Trajanovskit. Për to ishin parashikuar 90 milionë denarë para të qytetarëve. Ai gjithashtu urdhëroi edhe ndalimin e ndërtimit të Rrotës panoramike.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button