Ohri më shumë e dënoi Gruevskin, sa që e shpërbleu Zaevin

Radhitja e votave në Ohër, është e tillë – siç e parashikuan njohësit e gjendjes politike.Rezultatet e para jozyrtare të votimit me 15.10.2017 treguan se kryetari i ri do t`i takoj LSDM-së ndërsa këshillin e ri të Ohrit do ta përbëjnë 11 këshilltarë nga koalicioni i udhëhequr prej LSDM-së, 10 nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe dy vende ka koalicioni: BDI, BESA, Aleanca për shqiptarët, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Qetë, në mënyrë demokratike dhe relaksuese! Kështu kaloi dita zgjedhore në Ohër. Pas shkëndijave të para, fushatës së zezë me ” ” si porosi deri te kundërshtari politik, atmosfera me 15 tetor, përgjatë ditës ka qenë pothuajse joreale! Pothuajse – festë e demokracisë. Në Komunën e Ohrit (sipas të dhënave të KSHZ-së) të drejtë votë kanë gjithsej 52.858 qytetarë, deri në ora 17 kanë votuar 53 përqind e tyre, ndërsa deri në fund të ditës – 63,9 përqind,  që ishte mbi nivelin e regjistruar në nivel shtetërorë (59,51 përqind).

Proces të qetë zgjedhor kërkuan edhe të tre kandidatët për kryetarë komune, përderisa babai aktual i qytetit, Nikolla Bakraçecski, më shumë e qetësoi atmosferën me porosinë e tij korrekte:

Do të jem shumë i lumtur nëse trashëgimtari im dhe përbërja e re e vetëqeverisjes lokale do të jenë më të suksesshëm se ajo çka na realizuam. Secili kryetar i ardhshëm të jetë më i suksesshëm se pararendësi. Kjo do të ishte vula e progresit dhe prosperitetit në qytetin e Ohrit, gjithsesi edhe për qytetarët të cilat jetojnë në këtë qytet. Shpresojë dhe besojë që do të jetë kështu. 

Në nivel lokal, sipas raporteve dhe informacioneve të marra ng mbikëqyrësit dhe prej 80 koordinatorëve rajonal, nota preliminare e Asociacionit qytetar MOST është se zgjedhjet lokale në rrethin e parë u mbajtën në mënyrë të drejtë dhe atmosferë demokratike, ndërsa qytetarët dolën lirshëm që të japin votën e tyre.

EDHE OHRI I THA “JO” GRUEVSKIT

Në këto zgjedhje lokale populli, nuk shpërbleu Zoran Zaevi aq sa – dënoi Nikolla Gruevskin?! Kjo është fotografia në nivel shtetëror, veçanërisht në Ohër.

Rezultatet e para jozyrtare të votimit treguan se Këshillin e ri të Ohrit, me shumë gjasa, do të përbëjnë 11 këshilltarë nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, 10 nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe dy vende ka koalicioni: BDI, BESA, Aleanca për shqiptarët. LSDM mori 15.198 vota në listën e këshilltarëve, para VMRO-DPMNE-së me 12.871 vota të mara. Radhitja e votave, është e tillë – siç paralajmëruan njohësit e mirë të gjendjes politikë në Ohër: kryetari i komunës për LSDM-në, por jo edhe më shumica në Këshill!

Rezultati zbulon shumë gjëra. Për shembull përse Zaev lejoi që në Ohër vendet e këshilltarëve të jenë të partive minore të koalicionit, ose të shoqatave për të cilat prej më parë dihej se do të votojnë për listën e përbashkët të BDI-së, BESË-së dhe Aleancës për Shqiptarët?! Po ashtu, e paqartë është se përse në atë listë zgjedhore ka fitues nga partia në pozitë e Ljube Gerogievskit, i cili praktikisht e hodhi poshtë atë – duke ju lejuar udhëheqësve komunal të qëndrojnë prapa LSDM-së, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së (“duke vendosur vetë”, ndërsa ai “nuk ishte”), ose të Ljube Boshkovskit, i cili nuk ishte në fushatë, në fakt në asnjë tubim?!

STOJANOVSKI: FITORE E THELLË – NJË DETYRIM I MADH PËR TË REALIZUAR ATË QË ËSHTË PREMTUAR

Profesori Dr. Jovan Stojanoski, nga koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, i udhëhequr nga LSDM, është kryetari i ri i Komunës së Ohrit. Për atë kanë votuar 18.262 ose 54.07 përqind, ndërsa për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Mitko Tilevskin 13.560 ose 40.15 përqind, përderisa kandidati i pavarur Stevço Stevkovski mori 679 vota, gjegjësisht 2.01 nga përqindja e trupit votues.

Kryetari i ri, Jovan Strojanovski në festën që u mbajt në shëshin e qytetit, në deklaratën e tij të parë pas fitores, ju falënderuar banorëve të Ohrit dhe premtoi se që në ditën e parë të marrjes së funksionit do të fillojë me punë për realizimin e premtimeve parazgjedhore.

Thjeshtë ndodhi ajo që e deshëm, dhe ajo është që populli të shprehë vullnetin e qartë dhe të vijë deri te ndryshimet në shtetin tonë. U pa se LSDM në këto zgjedhje doli me program me përmbajtje që do t’i merte votat e qytetarëve dhe kori këtë fitore të thellë. Shpresojë se do të arsyetojmë besimin e qytetarëve, sepse kjo fitore e thellë nuk do të thotë asgjë tjetër përpos se përgjegjësi e madhe për të gjithë ne të cilët ishim të përfshirë në këtë proces zgjedhor, që të realizojmë të gjithë projektet e dhëna dhe të shpallim punësime të reja, gjithçka që populli në Ohër pret – u shpreh Stojanovski.  

Ai kujtoi se ka luftuar nën parullën “Jetë për të gjithë në Ohër” dhe shprehi falënderim deri të mediumet për korrektësinë që e kanë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore.

TILEVSKI: VAZHDOJMË ME KOKËN E LART

Kandidati i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mjeku i respektuar dhe drejtori i deritanishëm i Spitalit Specialistik për ortopedi dhe traumatologji “Sveti Erazmo” Dr. Mitko TIlevski edhe pas zgjedhjeve vazhdoi me ambientin demokratik:

Ju falënderoj që dolët në zgjedhje lokale dhe realizuat të drejtën tuaj demokratike. Dua që të ju falënderojë të gjithë të cilët me zërin e tyre morën vendimin se në çfarë qyteti dëshironi që të jetoni dhe unë e respektojë pakushte atë vendim. Dua që të përurojë të gjithë ekipin tim te VMRO-DPMNE dhe koalicionin, për angazhimin e tyre jo egoistë dhe mundin e tyre maksimal në këtë fushatë, e cila në shumëçka ka qenë unike dhe specifike. Dinjiteti është pika jonë e dobët për këtë vazhdojmë me kokën lart drejtë fitoreve të reja…- porositi Tilevski

Edhe bartësi i listës së kandidatëve, Dr. Kiril Pecakov, i cili është i pari i Komiteti Komunal nga VMRO-DPMNE, në faqen e tij të Facebook-ut, reagoi me të njëjtin stil:

Ju falënderojë të gjithëve për mbështetje, falënderojë çdo një anëtarë të VMRO-DPMNE-së, secilin kryetar të Komiteti lokal, secilin anëtarë të SHZK për këto zgjedhje dhe secilin simpatizues dhe votues në këto zgjedhje…Në natyrën e gjërave, veçanërisht nga aspekti politik disa vinë disa të tjerë ikin! Por…VMRO-DPMNE do të kthehet edhe më e fortë kur do që të jetë! Prej nesër fillojmë me punë!

Edhe kandidati i pavarur i Stevço Stevoski ia uroi fitoren Stojanoskit, por edhe qytetarëve për atë se kanë kontribuar në atmosferën demokratike gjatë procesit të votimit.

Edhe qytetarët e Ohrit i urojmë për kontributin e dhënë në mbajtjen e zgjedhjeve të drejta për kryetarë komunë në Ohër, LSDM-së dhe kandidatit Jovan Stojanoski ia urojmë fitoren, VMRO-DPMNE-së dhe kandidatin Mitko TIlevski e urojmë për kontributin e drejtpërdrejtë për një fushatë të ndershme për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve – deklaroi Stevovski

BAKRAÇESKI: EDHE NË FITORE EDHE NË HUMBJE DUHET QË TË QËNDROHET ME DINJITET

U pajtua edhe kryetari i tanishëm i komunës, Nikolla Bakrapeski, i cili porositi se edhe në fitore edhe në humbje duhet të ketë dinjitet, është e drejtë që të mbahet niveli i kulturës politike.

Urojmë për fitoren kryetarin e ri të sapozgjedhur të Ohrit – Jovan Stojanoski me urim për një mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve të Ohrit. Urime deri të grupi i këshilltarëve të LSDM-së…Urime edhe për koalicionin e partive shqiptare për mandatin e parë në këshillin e qytetit. Dhe gjithsesi: urime për kandidatin Dr. Mitko Tileski për fushatë të përkushtuar, impenjative dhe pafundësisht korrekte me çka fuqishëm kontribuoi në promovimin e proceseve demokratike në qytet, edhe deri të kandidati i pavarur Stevço Stevoski për guximin e shfaqur dhe vendosmërinë  në këtë garë zgjedhore që të kryqëzojë qëndrimet dhe argumentet me kandidatët e dy partive më të fuqishme në Maqedoni. VMRO-DPMNE duhet që të mbetet e fortë dhe parti e organizuar e cila në të ardhmen do të ketë rolin e forcës motorike dhe avangarde në ngjarjet politike dhe shoqërore në vend. Kokën lart!!! Vazhdojmë përpar!!! – shkroi në FB faqen Bakraçeski. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button