Aktgjykim për vjedhjen milionëshe në bankën NLB

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot duhet ta shqiptojë aktgjykimin për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, i cili ndodhi në prill të këtij viti në bankën NLB, njofton Portalb.mk.

Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal ndaj të akuzuarve, Boban Smilevski, Goran Smilevski, Boris Mançevski dhe Mirosllav Kaevski të cilët në seancat paraprake kanë pranuar fajin por që nuk treguan se çfarë kanë bërë me paratë.

Dënimin maksimal që e kërkon Prokuroria është burg me kohëzgjatje prej 10 vjet për të akuzuarin Boban Smillevski i cili keqpërdori besimin e bankës dhe ka bindur të tjerët që të shkatërrojnë dëshmitë e vjedhjes.

Edhe për vëllaun e tij, Goran Smillevski kërkohet i njëjti dënim, burgim me 10 vjet pasi që që kur pranoi paratë ka gjuajtur telefonat dhe nuk tregon se ku i ka dërguar paratë. Avokatët mbrojtës kërkojnë dënime më të lehta sepse të akuzuarit e kanë pranuar fajin.

Sipas Prokurorisë, lehtësia e vetme që mund të bëhet në këtë situatë është  se të akuzuarit më parë nuk kanë pasur vepra penale. Për vjedhjen në NLB akuzohen edhe katër administratorë të bankës të cilët nuk pranuar fajin por që gjenden në procedurë hetimore të ndarë nga katër lartë të përmendurit.

Vjedhja e tre milionë eurove nga llogaria e NLB ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të shumës së vjedhur dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo. Njerëzit e parë e grupacionit bankar thonë se ky rast nuk do të ndikojë në punën e rregullt të bankës dhe se paratë e konsumatorëve janë të sigurta.

Boban si i punësuar në bankën NLB operacionin e vjedhjes e ka kryer në periudhë kohore prej 6 deri 10 prill. Sipas informatave hetimore pas arrestimit ai nuk ka treguar se ku janë paratë dhe ende nuk dihet se ku kanë mbaruar 3 milionë eurot. Boban dyshohet për dy arsye, MPB-ja e ndjek penalisht për keqpërdorim kurse Prokuroria Publike Shkup e ndjek për mospagim.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button