Takim Dragasakis – Çavushoglu: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik mes Greqisë dhe Turqisë

Vizita e ardhshme e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Athinë, mund të sjellë zgjerim të bashkëpunimit ekonomik mes Greqisë dhe Turqisë. Kjo ka qenë tema e bisedimeve të zëvendëskryeministrave të të dy shteteve, Janis Dragasakis dhe Hakan Çavushogllu, informojnë mediat greke.

Në bisedat Janis Dragasakis ka theksuar se ekonomia greke është në rritje, dhe e ka theksuar nevojën nga zhvillimi i mëtejmë i lidhjeve greke dhe turke.

Sipas tij, sektori kryesor për zhvillim të tillë janë tregtia bilaterale dhe investimet.

Ai shprehi kënaqësinë nga fakti se këtë vit eksporti grek në Turqi është rritur.

Hakan Çavushogllu mbërriti në Athinë pak pas vizitës së fundit të ministrit të grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në Ankara, ku para një javë ai u takua me udhëheqjen politike dhe shtetërore të Turqisë.

Shefi i diplomacisë greke në Ankara dërgoi ftesë deri te presidenti Rexhep Taip Erdogan ta vizitojë Greqinë.

Sipas “Katimernini”-t, Erdogani pritet në Athinë mes 10-të dhe 20-të dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button