Gjykata e Apelit do të vendosë për “bombat” si dëshmi për “TNT” dhe “Toplik”

Gjykata e Apelit Shkup sot në dy seanca publike do të vendosë se nëse “bombat” do të jenë dëshmi në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit banesor “Kosmos” dhe në lëndën “Toplik” për rastin “Qyteti i diellit”.

Në “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të diellit”.

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës i Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, më 27 shtator të këtij viti i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet “Tenderët”, “Toplik” dhe “Torturë”.

Gjykata e Apelit Shkup dje mori vendim që “bombat” të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderët”, në të cilin është akuzuar ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska për tenderin për kryerje të punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”.

Incizimet nga bisedat e përgjuara deri tani janë pranuar si dëshmi edhe në lëndën “Treqind” në të cilën është i akuzuar ndihmësministri i mëparshëm në MPB, Gjoko Popovski dhe për “Dhunë në Qendër” në të cilin është akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

LEXO: Gjykata vendosi, “Bombat” do të jenë dëshmi kundër ish ministres Elizabeta Kançeska – Milevska

PSP në fund të qershorit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 17 akuza, për 18 lëndë, në të cilën të akuzuarit kryesor janë nga kreu i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button