Venezuela në përpjekje që ta rifinancojë dhe ristrukturojë borxhin e jashtëm

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se vendi i tij do të fillojë procedurë për ristrukturim të borxhit të saj, në momente kur shteti po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike dhe sanksione financiare të vendosura nga SHBA-ja.

Borxhi i jashtëm i këtij vendi amerikano-latin vlerësohet në rreth 150 miliardë dollarë amerikanë.

Në fjalimin, e transmetuar në radion dhe televizionin shtetëror, Maduro dje deklaroi se kompania kombëtare e naftës sot do t’u paguajë 1,1 milionë dollarë pronarëve të bonove, në pajtueshmëri të së dakorduarës. Pas kësaj pagese, shteti do të përpiqet që ta rifinancojë borxhin e tij të jashtëm.

Për gjendjen e keqe ekonomike, Maduro i akuzon çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button