Është dhënë urdhër për arrestimin e Puxhdemonit

Gjykata spanjolle dha urdhërarrest evropian për ish-liderin katalanas, Karles Puxhdemon, kumtoi avokati i tij, Poll Beker.

“Sapo mora lajmin për klientin tim se (urdhëri për arrestim) me të vërtetë është lëshuar dhe katër ministra në Belgjikë. Kjo praktikisht do të thotë se gjyqësia spanjolle tani do t’i dërgojë kërkesë për ekstradim Prokurorisë federale në Bruksel”, tha Beker për televizionin VRT.

Një burim anonim nga gjykata deklaroi për mediumet se sot do të lëshohet urdhër për arrestimin e Puxhdemonit dhe katër ministrave të cilët për momentin ndodhen në Belgjikë. Ata nuk u paraqitën para gjykatës dje në mëngjes në dëgjimin para Gjykatës supreme, pas çka prokuroria dje kërkoi të lëshohet fletarrestim ndërkombëtar për Puxhdemonin.

 	шпански-министри

Gjithsejt 20 politikanë katalanas – Puxhdemon, 13 ministra në qeverinë e tij të shkarkuar dhe gjashtë anëtarë të Parlamentit rajonal, dhe u thirrën të paraqiten para gjykatës nën akuzën për kryengritje dhe aktivitete antishtetërore.

Nga të gjithë ata, vetëm Puxhdemon dhe katër ministra, të cilët ndodhen në Belgjikë, nuk u paraqitën para Gjykatës në Madrid.

Gjykata supreme u caktoi paraburgim tetë anëtarëve të Qeverisë së shkarkuar, përderisa ish-ministri Santi Vila, i cili dha dorëheqje para shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, është liruar me kaucion prej 50.000 eurove.

Kryetari i shkarkuar i Qeverisë rajonale katalanase, Karles Puxhdemon mbrëmë vonë kërkoi që autoritetet spanjolle t’i lirojnë nga paraburgimi tetë anëtarët e Kabinetit të tij.

“Si kryetar legjitim i Qeverisë së Katalonjës, kërkoj lirimin e ministrave dhe të nënkryetarit Oriol Zhunkares”, deklaroi Puxhdemon për televizionin rajonal katalanas.

Kërkesa e këtillë e Puxhdemonit pasoi vetëm disa orë pasi që Gjykata supreme e Spanjës u caktoi masë paraburgimi tetë anëtarëve të Qeverisë së shkarkuar katalanase, kundër të cilëve është ngritur aktakuzë për kryengritje dhe aktivitete antishtetërore.

Барселона протести

Në deklaratën e dhënë në Belgjikë, Puxhdemonin u bëri thirrje katalanasve të protestojnë kundër autoriteteve spanjolle “pa dhunë, qetë dhe me respektim të të gjitha mendimeve”.

“Mllefi me të cilin Qeveria spanjolle sulmoi një komb të mrekullueshëm evropian, është i turpshëm dhe paraqet kërcënim për të gjithë ne”, deklaroi Puxhdemon, duke shtuar se pavarësia e Katalonjës “tashmë nuk është problem i brendshëm” i Spanjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button