Ndalohet ndërtimin i 95 fasadave të barokut

Kryetari i komunës së Shkupit Petre Shilegov ndaloi ndërtimin e fasadave të barokut në Shkup të cilat punime kryheshin me urdhër të ish kryetarit Koce Trajanovski.

Është stopuar ndërtimi i 95 fasadave që duhehj të ishin barok që të përshtateshin me objektet tjera të projektit Shkupi 2014, Shilegov për Sakamdakazham.mk tha se janë ndaluar ndërtimet edhe tek objekti ‘Pelagonija’ dhe te qendra tregtare ‘Paloma Bjanka’, në të cilat objekte tani më kishin filluar punët ndërtimore, transmeton Portalb.mk.

“Kam dhënë urdhër gojarisht që të stopohen të gjitha punimet. Bëhet fjalë për 95 objekte. Për këto punime ishin parashikuar rreth 90 milion denarë, para të qytetarëve të cilat do të kursehen”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button