Maqedonia në BE deri në vitin 2023

Maqedonia më së shpejti nga vendet-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do t’i përmbushë kriteret për hyrje, në vitin 2023. Serbia dhe Turqia këtë do ta bëjnë diçka pas vitit 2030, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Këto janë rezultatet nga hulumtimi, të cilin e zbatuar profesoresha e politikës krahasuese e Shkollës për shkenca politike dhe ekonomike pranë Universitetit Sent Galen në Zvicër, Tina Frejbujrg dhe Tobias Bohmelt, profesor pranë Unioversitetit në Eseks.
Ata kanë punuar një studim për kapacitetin e vendeve-kandidatë që të bëhem anëtare të Unionit, duke shfrytëzuar model për parashikim për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.
Në studim është shqyrtuar kapaciteti i kandidatëve që të jenë të komplementuar me BE aki-t masive (aquis communautaire), në të cilin përmbahen kushtet primare për vijimin e bisedimeve dhe sigurimin përfundimtar të anëtarësisë.
Hulumtuesit për parashikim si pikë referimi e kanë marrë rundën e zgjerimit nga viti 2004, ndërsa rezultatet treguan se vetëm një vend nga kandidatet aktuale dhe potenciale tërësisht do t’i përmbushë kriteret për hyrje në Union, Maqedonia edhe atë në vitin 2023.
Mali i Zi edhe krahas asaj që konsiderohet si vend i Ballkanit Perëndimor, me gjasa të mëdha për hyrje të shpejtë, nuk ka qenë i kyçur në analizë për shkak të mungesës së të dhënave.
Vendi i fundit, që është kyçur drejt Bashkimit Evropian ishte Kroacia, në vitin 2013. Pas mungesës disavjeçare nga axhenda e zgjerimit, Ballkani Perëndimor sërish është në fokus, para se gjithash për shkak të krizës së refugjatëve, por edhe si përgjigje e interesit të rritur të Rusisë për këtë pjesë të botës.
Edhe derisa Rusia sërish përpiqet të krijojë imazh se mund të ofrojë alternativë për integrim euroatlantik, BE paraprakisht këtë vit e riafirmoi angazhimin e saj për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor me gjashtë vende, të cilave do t’u ndihmojë t’i plotësojnë kërkesat politike dhe ekonomike për hyrje.
Qeveria gjermane e përforcoi Procesin e Berlinit, të njohur si Berlin plus ose Plan Mini Marshall, me qëllim që rajonit t’i jepet nxitje ekonomike, por edhe t’i kompensohet për pritjen e gjatë për anëtarësim në BE.
Hulumtuesit thonë se edhe krahas asaj që rruga drejt BE-së është një proces i projektuar paraprakisht i ditur si i rreptë nga aspekti burokratik në raporte me rregullat, që duhet të respektohen, megjithatë ai është i hapur lloj të ndryshëm të ndikimit, të cilët mund ta ndërrojnë tajmingun e kandidatëve nga Ballkani Perëndimor në lidhje me progresin e tyre.
Faktorët, të cilët mund të sjellin deri në përshpejtim të procesit, sipas tyre mund të vijë deri në formë të ndryshimeve politike, si transferi i paradokohshëm i fuqisë në duart e Qeverisë proevropiane të Maqedonisë.
Nga ana tjetër për shembull përkeqësimi i gjendjes së institucioneve demokratike në Turqi mund të shkaktojë ngrirje të procesit të zgjerimit për disa vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button