3 mënyra për të fryrë buzët tuaja (pa gjilpërë!)

Të jemi të sinqertë: shumë prej nesh dëshirojnë të kenë buzë paksa më të tulta e joshëse. Jo se nuk na pëlqejnë buzët tona, por kur mund të arrijmë më tepër, pse të ndalemi?

Lipfilleri është metoda më e përhapur për të marrë buzët e ëndrrave këto kohë, por jo të gjithë janë të gatshëm të fusin substanca në trup, apo të paguajnë shtrenjtë për këtë shërbim. Janë thjesht buzë… apo jo?

Nëse jeni partizanë të metodave natyrale për të arritur bukurinë e dëshiruar, vazhdoni të lexoni. Kemi 3 zgjidhje për buzë të bukura për ju, shkruan Bordo.al. 

 

1. Vaj ulliri dhe kanellë/spec i kuq

Në një tas të vogël, hidhni pak vaj ulliri (disa preferojnë edhe vaj kokosi), dhe shtoni pluhur kanelle apo speci të kuq. Të dy kanë efekt fryrës në buzët tuaja, por nëse ndiheni guximtarë, provoni specin e kuq.

Me furçën tuaj të dhëmbëve, fërkoni me përzierjen buzët tuaja, derisa t’i ndjeni efektin fryrës. Shpëlani vajin nga buzët dhe shijoni buzë alla Kylie!

Efekti zgjat rreth 1-2 orë. Mund ta përdorni këtë metodë edhe për të kuptuar edhe se si do të dukeshin buzët tuaj me efekt lipfilleri.

 

2. Fuqia e tualetit

Me një laps buzësh, vizatoni pak më lart se zakonisht vijën e buzës së sipërme. Sigurohuni që ta mbani buzën të buzëqeshur, për të vizatuar në sipërfaqe të sheshtë.

Është mirë që të përdorni një laps me ngjyrë të lehtë, si rozë apo ngjyrë toke, pasi ngjyrat e çelta thithin dritë dhe bëjnë çdo gjë të duket më e madhe (rregulla arredimi 101).

Pasi të mbaroni me anën e jashtme të buzëve, mbushini ato me buzëkuqin tuaj. Sigurohuni që lapsi i buzëve dhe buzëkuqi të përputhen mirë bashkë.

 

3. Derma Roller

Ky produkt i thjeshtë përmban gjilpëra të vogla (por s’ka të bëjë me injektimin!), dhe shërben për të masazhuar buzët dhe hequr qelizat e vdekura të lëkurës.

Jo vetëm kaq: Derma Roller mund të përdoret edhe në sipërfaqe të tjera të fytyrës, për të zbehur linja të thella apo shenja rrudhash.

Pas masazhit me Derma Roller, mund t’i lyeni buzët tuaja me vaj kokosi, apo produkte zmadhimi të buzëve (shembull: Jouer Essential Lip Enhancer).

Kjo është një metodë që kërkon më tepër impenjim, por ka gjithashtu një efekt më afatgjatë.

 

Sido që të jetë, mos harroni: s’ka asgjë të gabuar edhe nëse preferoni lipfillerin mbi çdo metodë tjetër!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button