Në Maqedoni nuk ka grip të shpezëve, është ngritur niveli i kujdesit

 Pas rastit të fundit të gripit të shpendëve në shkurt të këtij viti, në Republikën e Maqedonisë deri më tani nuk është konfirmuar prania e kësaj sëmundje, as te shpezët, as te shpezët e egra, thonë për MIA-n nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Pas informacioneve për praninë e gripit të shpezëve në shtetet evropiane dhe të rajonit, AUV e ngriti nivelin e kujdesit.

Mbetet në fuqi obligimi për personat të cilët kujdesen për shpezët të paraqesin rritje të ngordhjeve në tufë dhe raste të dyshimta të ngordhjeve të shpezëve të egra ose shtegtarëve.

Për shkak të parandalimit të zgjerimit të virusit të gripit të shpezëve, Agjencia, siç informon, në vazhdimësi sjell vendime për ndalesën për import të kafshëve të gjalla dhe prodhimeve dhe nënprodukte nga shpezët nga vendet dhe rajonet ku është konfirmuar prania e kësaj sëmundje.

“Më 15 nëntor AUV-ja fillon me zbatimin e aktiviteteve për mbikëqyrje të ‘grupit të shpezëve’ në Republikën e Maqedonisë, që, i cili çdo vit realizohet përmes marrjes gjak nga shpezët dhe shpezët e egra për konfirmimin e pranisë eventuale të gripit të shpezëve”, thonë nga AUV-ja.

Sëmundja shpesh herë zgjerohet përmes shpezëve shtegtarë të cilët konsiderohen si rezervuar i saj dhe nga kjo fillimisht sëmuren shpezët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button