Përvanov i ndau medalje një maqedonasi – trafikant droge?

Ish presidenti bullgar gjatë mandatit të tij ka ndarë medalje një shtetasi të lindur në Maqedoni, i cili po ashtu ka mirëmbajtur në Bruksel një restorant në të cilin janë mbledhur njerëz të shërbimeve sekrete jugosllave, bëri të ditur agjencia bullgare e lajmeve “Bgnes”.

Gjatë mandatit të tij, Gjorgi Përvanov, i cili u zbulua si ish-agjent i shërbimit sekret komunist bullgar, më 2 gusht të vitit 2003 në Bllagoevgrad në një ceremoni publike i ndau medalje shtetërore Aleksandar Stojmenov. Ai u arrestua në itali në vitin 1968 me 2 kilogramë heroinë.

Pasi ka vuajtur burg në Itali, është shpërngulur në Belgjikë, ku në Bruksel ka hapur restorantin kontrovers “Koshara”, për të cilin besohet se ka qenë strehë e shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, informon “BGNES”.

Stojmenov ka lindur në Maqedoni, ku po ashtu ka vuajtur dënim me burg para se të kapet në Itali me drogë.

Përvanov gjatë dy mandateve të tij ndau një numër të madh të medaljeve  shtetërore, prej të cilave disa janë kundërthënëse. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button