Grabitet rezidenca kroate në Shkup, dëmtohet Konsullata ruse në Manastir

Rezidenca kroate në Shkup është grabitur, ndërsa Konsullata ruse në Manastir është dëmtuar.

Policia sot kumtoi se vjedhja në Rezidencën kroate në rrugën “Todor Aleksandov” është kryer me përdorimin e një çelësi adekuat, kallauz me ç’rast është hapur dera e hyrjes së rezidencës,  por nuk dihet çka është marrë.

Konsullata ruse në Manastir, ndërkaq, është dëmtuar, pasi 68 vjeçari N.S: me pllakë betoni e ka thyer dritaren e Konsullatës ku është dëmtuar një televizor. Nga ana e nëpunësve policorë, N,S; është arrestuar dhe pas bisedës së kryer është lëshuar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat penal.

Merren masa për zbardhjen e plotë të dy rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button