Ja me sa para borxh Nevzat Bejta e la Komunën e Gostivarit

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet  me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve, njoftojnë nga komuna, transmeton Portalb.mk.

“Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor,  më datë 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, Komuna e Gostivarit, me urdhër të ish kryetarit Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 6.774.276,00 denarë, ose në kundërvlerë rreth 111.053 euro. Me këto mjete, shuma e të cilave është e mjaftueshme për pagat e të punësuarve në Komunë dhe shpenzime rrjedhëse, Bejta kryesisht ka larë borxhet ndaj firmave të afërta me të dhe që kanë financuar kampanjën e tij të shtrenjtë, në zgjedhjet lokale.

Kompanisë “Magnum trans”, të martën ia janë paguar 2.000.000,00 denarë, kompanisë “Garten Bau Celi” i janë paguar 1.500.000,00 denarë, ndërsa kompanisë METRO Shpknjp i janë paguar 300.000,00 denarë.

Vlen të theksohet se Nevzat Bejta ka lënë Komunën e Gostivarit të zhytur në borxh prej mbi 100.000.000,00 denarë (1.639.344 euro), ndërsa revizioni do ta tregojë shufrën e saktë.

Vetëm disa minuta shqyrtim në dokumentacion, ishin të mjaftueshme që të del në shesh se si është qeverisur Komuna e Gostivarit në mandatin e shkuar, kur me Komunën e  Gostivarit qeverisi njeriu i cili vazhdimisht thirrej në interesin e qytetarëve”, njoftojnë nga shërbimi informativ i komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button