Këshilli i Prokurorëve vendosi për prokurorin e ri Publik në Maqedoni

Pas mbledhjes dy ditëshe, Këshilli i Prokurorëve Publik ka formuluar mendim për të gjithë kandidatët për prokuror Publik të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në njoftimin e Këshillit të Prokurorëve thuhet se janë shqyrtuar të gjitha aplikimet e kandidatëve të cilët kanë pasur dokumente të kompletuara e të rregullta dhe për të njëjtët është dhënë mendim i cili është dorëzuar në Qeverinë e Maqedonisë.

Për dy ditë, Këshilli rishikoi 23 aplikimet e kandidatëve për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit. Mes tyre është anëtari aktual i Këshilli të Prokurorëve Publik, Lubomir Joveski, i cili ishte edhe zëvendës i prokurorit publik.

Avokatë: Simon Kuzmanov,  Zvonko DavidoviqStevica Sarkoski, Dragan GaxhovAleksandar NakovAleksander Tortevski, Lubisha Dimitrov, Elenko Milanov, Toni Menkovski, Arbem Golja, Kirill Smiçkovski, Valentin Zafirovski, Igorço Toçev, Olivera Docevska.

Gjykatës: Numan Limani, Lazar Nanev, Valentin Zafirov.

Profesorë: Elena Andreevska, Kimo Çavdar, Sejfulla Osmani, Krste Krajkovski.
Notarja Lorija Vanevska; prokurorja: Lidija Raiçeviç Vuçkovska.

Qeveri në seancë i shqyrton kandidaturat, duke e përfshirë edhe mendimin e Këshillit të Prokurorëve publik dhe duhet të vendos vendim për njërin prej kandidatëve për të cilin paraprakisht ekziston mendim pozitiv prej Këshillit. Më pas vendimi shkon në Kuvend si propozim-vendim, ndërsa njëherësh dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Mandati për prokuror Publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të serishëm.

LEXO: Këshilli i Prokurorëve emëroi zëvendësin e përkohshëm të Zvërlevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button