Taravari: Në Gostivar asnjë administrator nuk është larguar nga puna

Në lidhje me spekulimet të cilat u paraqitën në opinion, kinse kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka larguar nga puna administratorë komunalë, nga komuna njoftojnë publikun e gjerë se ato janë gënjeshtra të kulluara dhe vijnë nga ata që nuk ia duan të mirën Gostivarit, përcjell Portalb.mk.

Nga komuna njoftojnë se sot në ora 11 kryetari i porsazgjedhur i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe 31 këshilltarët e ri komunalë, pranuan certifikatat nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Me këtë rast kryetari Arben Taravri, iu drejtua qytetarëve të tubuar para objektit komunal, me ç’rast i falënderoi ata për mbështetjen dhe vuri në dukje se prej sot Komuna e Gostivarit nuk është pronë e askujt, por e të gjithë qytetarëve.

“Ju falënderoj për përkrahjen e dhënë. Ju siguroj se prej sot, dyert e komunës do të jenë të hapura për çdo qytetar. Komuna nuk do të jetë më pronë e askujt. Komuna do të jetë e gjithë qytetarëve të Gostivarit, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre politike, etnike apo fetare”, tha mes tjerash kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari sot vizitoi mjediset e Komunës dhe takoi të punësuarit duke i njoftuar ata se do të bëhet një rishpërndarje e re nëpër zyra, me të vetmin qëllim që kolegët e zyrës të punojnë punë që i takojnë të njëjtës fushë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button