Samiti “Maqedonia 2025”: Të shfrytëzohen mundësitë për zhvillim me industritë e mençura

Industritë e mençura mund të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe të hapin mundësi të reja karriere për kuadrot nga Maqedonia, e cila ka përparësi edhe me infrastrukturën e mirë të rrjetit, vlerësuan disa nga pjesëmarrësit e panel diskutimeve në ditën e dytë të Samitit Maqedonia 2025, që po mbahet në Shkup.

Sipas Vllaho Kostov, drejtor ekzekutiv për hulumtim dhe zhvillim dhe udhëheqës i Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të rajonit mesdhetar në “Panasonic” Gjermani, për zhvillim të teknologjive të mençura në Maqedoni ka kuadër të mirë dhe infrastrukturë adekuate.

“Me diturinë që e kemi përfituar këtu, jemi konkurrues në tregjet botërore dhe pse të mos e zbatojmë në Maqedoni. Problemi me ikjen e trurit të shoqërisë nuk është vetëm në Maqedoni. Për dallim nga më herët, tani është shumë më lehtë të bëhet diçka me impakt më të madh globalisht. Shumica e TI ideve, teknologjive dhe aplikacioneve mund të bëhen kudo dhe nuk janë të lidhura me përcaktimin gjeografik. Kemi përparësi me infrastrukturë të zhvilluar mirë, internetin në Maqedoni, edhe pse ekonomia ndoshta nuk korrespondon. Infrastruktura mund të ndihmojë sepse shumica e ideve pa marrë parasysh nëse është ajo start ap apo diçka tjetër nga sektori TI, është e mundushme shumë pak mjete të bëhen në Maqedoni”, tha Kostov.

Самит на Македонија 2025

Aco Momçilloviq, drejtor për resurse njerëzore në “Rimak automobili” nga Kroacia, theksoi se rajoni ende nuk ka potencial financiar për t’i konsumuar prodhimet e tyre të cilat kushtojnë rreth 1,2 milionë euro, por në Maqedoni dëshirojnë të bashkëpunojnë me universitetet dhe me ndërmarrjet për shkak të potencialeve të kuadrove nga sfera e tyre.

Duke folur për madhësinë e tregut në Maqedoni, Vanja Jopsifovski, drejtoreshë kryesore teknike në Pinterest, SHBA, porositi se zhvillimi i biznesit konsumator çdoherë duhet të ketë perspektivë ndërkombëtare me aspirata për rritje të cilat e përfshijnë së paku rajonin ballkanik. Ekzistojnë forca shtytëse kryesore të shërbimeve të cilat nuk kanë depërtuar në tregun ballkanik, ndërsa disa nga këto biznes modele mund të adaptohet në këtë sferë”, theksoi Josifovski.

Biljana Markoviq-Stamenova, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Maqedonia 2025, potencoi se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë nga diaspora të cilët janë të pranishëm në Samit janë të interesuar për investime.

Në ditën e dytë të Samitit janë paraparë diskutime edhe për burimet ripërtëritëse të energjisë dhe teknologjive të së ardhmes, suksesin e Izraelit si start-ap komb dhe për atë se si Maqedonia mund të bëhet qendër për industri të mençura në rajon dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button