Hulumtim: ja sa janë profesionale etiketat e produkteve ushqimore në Maqedoni

Pjesa më e madhe e etiketave të produkteve ushqimore në Maqedoni i kanë informacionet kryesore për përmbajtjen dhe cilësinë, tregon hulumtimi të cilin e zbatoi Agjencia për Ushqim dhe Veterineri (AUV).

Sipas hulumtimit, lëshime ka lidhur me mungesën e tabelave nutritive për vlera ushqyese (26 për qind), në raport me mungesën e deklaratave në gjuhën maqedonase (9 për qind) dhe në raport me të dhënat të cilat mund t’i çojnë konsumatorët në mashtrim (18 për qind).

“Hulumtimi tregoi se vetëm një përqindje e vogël e etiketave kanë lëshime që është konfirmim se të gjithë faktorët në sistemin për sigurinë e ushqimit janë angazhuar në mënyrë serioze”, theksoi drejtori i AUV, Zoran Atanasov në prezentimin e rezultateve.

Sipas tij, të dhënat e etiketave të produkteve në esencë janë shënimi i ushqimit, ndërsa ky është obligim ligjor për çdo operator, duke u nisur nga prodhuesit, tregtarët, importuesit dhe distributerët.

“Këto rregulla në Maqedoni janë harmonizuar me rregullat e BE-së dhe paraqesin informacion të rëndësishëm për konsumatorët në bazë të së cilit ata mund të bëjnë përzgjedhjen e vërtetë të ushqimit, në pajtim me nevojat e veta”, nënvizoi Atanasov.

Me hulumtimin e AUV janë përfshirë 120 ekzemplarë sipas përzgjedhjes rastësore prej marketeve të mëdha, të ndryshme për nga lloji dhe prodhuesi. Ishin të përfshira gjashtë grupe të prodhuesve, përpunimet e pemëve dhe perimeve, mish, produkte mishi dhe peshk, qumësht dhe produkte qumështi, pije, vaj, krip dhe mëlmesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button