Bullgaria paralajmëron çmime të ulura të roamingut me Maqedoninë

Gjatë muajve në vijim do të nënshkruhet memorandum ndërqeveritar për uljen e çmimeve në raomingun për vendet nga Ballkani Perëndimor, paralajmëroi sot ministri bullgar i Transportit, Teknologjive informatike dhe komunikimeve, Ivajllo Moskovski, transmeton sot BTA.

Moskovski po merr pjesë në biznes konferencën “Horizonte logjistike 2025” në Sofje, ku para gazetarëve foli për angazhimet dhe qëllimet e Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve gjatë Kryesimit të ardhshëm të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.

“Nuk mund të kemi çmime prej gjashtë-shtatë levë për minutë me Maqedoninë, me Bosnjë e Hercegovinën apo Serbinë. Këto janë çmime të tmerrshme”, deklaroi minsitri Moskovski.

Theksoi se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshje deri në fund të vitit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button