SHGM dhe SEMM: Ata që dëshirojnë të jenë media online, duhet të plotësojnë disa kushte

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni sot prezantoi dy publikime në të cilët është analizuar situata e online mediave në Republikën e Maqedonisë. Autor i dy analizave është gazetari dhe konsulenti për media digjitale Zoran Riçliev.

Në konferencën për shtyp për promovimin e analizave folën kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, kryetari i Komisionit për ankesa në Këshillin për etikë në media në Maqedoni, Mirçe Adamçevski, si dhe vet autori Zoran Riçliev.

Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani tha se kërkesa për rregullim ligjor i online mediave është në kundërshtim me rekomandimin e Këshillit të Evropës për lirinë e internetit, e sjellë në vitin 2016. “Maqedoni si anëtare e Këshillit të Evropës ka obligim t’i respektojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të internetit”, tha Selmani.

Autori i analizës Riçliev shpjegoi se në opinion është krijuar perceptimi i gabuar se online mediat janë jashtë kornizës ligjore.

“Të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e mediave tradicionale vlejnë edhe për online mediat. Online mediat nuk guxojnë të përdorin fjalë të urrejtjes, të shpifin, mos të respektojnë të drejtën e privatësisë ose të vjedhin tekste sepse përgjigjen njëjtë sikur mediat tradicionale sipas kodit penal, ligjit për shpifje, ligji për mbrojtjen e privatësisë ose ligji për të drejtat e autorit”, tha Riçliev.

Sipas tij, nevojitet praktikë në të cilën mediat integritetin e tyre do ta garantojnë me identitet transparent, nëpërmjet të publikimit të pronësisë të mediumit, publikimit të impresumit ku do të duket struktura editoriale, ndërsa gazetarët do t’i nënshkruajnë tekstet e tyre.

Adamçevski tha se Këshilli për etikë ka rregullore të re për anëtarësim të online mediave.

“Аto duhet të publikojnë impresumin e tyre, të nënshkruajnë se do të mbështesin vetërregullimin/do të respektojnë Kodin e gazetarëve dhe Kartën për raportim etik dhe në faqen e tyre do të publikojnë baner për atë. Tekstet e publikuara do të nënshkruhen nga autori, të jenë portale të cilët rregullisht publikojnë përmbajtje informative që janë në interes publik, të janë të regjistruat me mk-domejn, t’i publikojnë vendimet e KEMM, ndërsa kur huazohen përmbajtje nga mediat tjera të tregohet burimi i informatës”.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button