Ristoska: Kemi materiale me dëshmi të forta, Grujoski do të dënohet

Pas përfundimit të seancës së sotme për rastin “Fortesa 2”,  Lençe Ristoska nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) deklaroi se pret që gjykata të sjellë aktgjykim dënues, njofton Portalb.mk.

“Kemi dëshmi të forta materiale dhe verbale. Të gjitha dëshmitë janë në kuadër të teorisë së akuzës, kështu që jemi të sigurt se do të presim aktgjykim dënues”, tha Ristoska.

Prokurorja konfirmoi se nga ana e gjykatës janë pranuar dëshmi shtesë që i ka dorëzuar PSP-ja, siç tha, shihet se bëhet fjalë për ndjeke joligjore të komunikimeve.

Mbrojtja kërkoi që të nxirën një pjesë e shkrimeve të cilat janë shkatërruar dhe se duhet furnizuar nga njësi tjera të DSK-së. Kjo për prokurorët e PSP-së është e pavlefshme për shkak se shkrimet janë shkatërruar në mënyrë joligjore.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit.

Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski pas një kohe të gjatë në arrati u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Paraprakisht mediat greke lajmëruan se Grujevski dhe Boshkoski mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button