Shkup: kërkohet një zgjidhje sistematike për çështjet në lidhje me personat e paregjistruar të komunitetit rom

Përfshirja e personave të paregjistruar të komunitetit rom ishte fokusi i konferencës rajonale të zhvilluar në Shkup më 1 nëntor 2017. Zyrtarë publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga shteti dhe rajoni morën pjesë në këtë konferencë për të diskutuar dhe këmbyer praktika më të mira mbi këtë temë.

Gjatë këtij evenimenti, të organizuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, pjesëmarrësit diskutuan mbi ndryshimet legjislative dhe qasjen e nevojitur për të gjetur një zgjidhje sistematike për çështjet në lidhje me personat e paregjistruar të komunitetit rom, si dhe mënyrat për të përforcuar bashkëpunimin lidhur me këtë problematikë në nivel rajonal.

“Komuniteti rom është një nga pakicat më të rrezikuara dhe më të pafavorizuara në Evropë. Shumica prej tyre vazhdojnë të përballen me diskriminim, kanë qasje të kufizuara në të drejtat dhe shërbimet themelore dhe nuk përfaqësohen në mënyrë proporcionale në jetën publike dhe atë politike. Misioni ynë mbështetë autoritetet e shtetit në përpjekjet për të promovuar mundësi të barabarta për komunitetin rom dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore”, tha zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein.

Zëvendës Ministri i punës dhe politikës sociale, Elmi Aziri tha se: “Autoritetet e shtetit, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare besojnë se kjo çështje ka nevojë për zgjidhje urgjente me fokus të dhënies së shtetësisë personave të komunitetit rom, për më shumë duke ofruar mbrojtje për ata pa shtetësi. Të gjitha palët e përfshira duhet të punojnë së bashku për ta arritur këtë qëllim të përbashkët.”

Raporti mbi qasjen në dokumentacion civil dhe regjistrim në Evropën juglindore: Progresi dhe sfidat që mbeten që nga viti 2011, Deklarata e Zagrebit, 2013 e mbështetur nga OSBE, UNHCR dhe Komisioni Evropian tregon se 905 persona në shtet ballafaqohen me probleme në qasjen në regjistrim civil dhe dokumentacion dhe mbeten me shtetësi të papërcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button