fbpx

Premtimi dydekadësh për linjën hekurudhore Shkup – Sofje

Maqedonia dhe Bullgaria sërish vendosën afat për lidhje të ndërsjellë hekurudhore e cila paralajmërohet mbi dy dekada nga disa qeveri në të dyja shtetet.

Për tetë deri në dhjetë vjet, midis vitit 2025 dhe 2027, duhet të përfundojë ndërtimi i hekurudhës nga ana e Maqedonisë e cila përfshin tre akse: Kumanovë-Ballekovcë, Bellakovcë-Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair, dhe nga ana bullgare nga Gjuesheva deri te kufiri i Maqedonisë, transmeton MIA.

Dinamizëm i aktiviteteve me Marrëveshjen për bashkësi transportuese

Linja hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes me të cilën përfundon pjesa lindore e Korridorit tetë është projekti më i madh që realizohet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkësi transportuese me të cilin u ndanë 70 milionë euro për aksin e dytë të kësaj hekurudhe, në shtrirjen nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrash.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se Qeveria e RM-së është fuqimisht e përkushtuar në realizimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në këtë drejtim, potencojnë, janë edhe angazhimet që të arrihet marrëveshje e përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë përmes nënshkrimit të Memorandumit me të cilin që të dyja palët zotohen që t’i ndërtojnë akset që mungojnë.

“Problemi me shpronësimin për aksin e dytë në pjesë të madhe është tejkaluar dhe ka filluar proces për parakualifikim që është i lidhur me 70 milionë euro të ndara me qëllim që të përshpejtojmë dinamikën e punës. Themelore është që të dinamizohet procesi duke pasur parasysh se aksi i tretë për hekurudhën nga Kriva Pallanka deri në Bullgari, është më e komplikuar dhe më e shtrenjtë edhe pse është me më pak kilometra”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Пруга Бугарија

Siç porositi eurokomisarja për transport, Violeta Bulc në biznes Samitin 100 të kohëmëparshëm në Shkup, ndërlidhja tejkufitare transportuese është prioritet.

“Hekurudha është mënyra më e mirë që të shkohet përpara, sepse në të njëjtën kohë i dërgoni kërkesat për harmonizim të ndërsjellë për transportin klasik rrugor. Më vjen mirë që hekurudha është prioritet kyç”, deklaroi Bulc.

Porosi për rëndësinë dhe përkushtimin e projektit infrastrukturor hekurudhor dërguan edhe në takimin në qershor të këtij viti ministrat e Transportit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Goran Sugareski dhe Ivajllo Moskovski. Lidhja hekurudhore nga Sofja deri në Shkup është me rëndësi thelbësore për qarkullim të lirë të udhëtarëve dhe mallrave, për ç’arsye ndërtimi i grupit është prioritet, vlerësuan pas takimit Sugareski dhe Moskovski.

Пруга Бугарија

Ndërtimi i binarëve në Maqedoni ka filluar në vitin 1994. për atë dedikim janë ndarë para nga Buxheti shtetëror gjithnjë deri në vitin 2004, kur ndërtimi u stopua. Pas pothuajse stagnimit shumëvjeçar të punëve ndërtimore, në mars të vitit 2014 filloi ripërtëritja e tuneleve të ndërtuara dhe urave dhe ndërtimi i pjesëve të reja në pajtim me projektin.

Пруга Бугарија

Eksproprijimi i pazgjidhur dhe zbulimet arkeologjike e ngadalësojnë ndërtimin

Tani në terren, në rrjedhë është ndërtimi i aksit të parë nga Kumanova deri në Beljakovc (30,8 km) por, sipas Ministrisë së resorit, me intensitet më të vogël. Atje janë paraqitur probleme të llojit të eksproprijimit të pazgjidhur dhe zbulimeve arkeologjike dhe në rrjedhë është tejkalimi i tyre. Janë realizuar 25 për qind e punëve ndërtimore. Për këtë aks tashmë janë siguruar 43,5 milionë euro. Aktivitetet në teren përfshijnë rehabilitim dhe përfundim të ndërtimit të rreshtit të poshtëm të hekurudhës. Është paraparë ndërtimi i tre ndërtesave anësore, katër stacioneve, tre urave, një gyp tuneli, tetë nënkalimeve dhe gjashtë mbikalimeve, pesë kilometra rrugë stacionuese, rrugë qasëse me nënkalimet dhe mbikalimet e projektuara të reja, sinjalizim dhe telekomunikime, elektrifikimi i tërë infrastrukturës së domosdoshme.

Пруга Бугарија

Për Bellakovc – Kriva Palankë deri në fund të vitit zgjedhje e kryerësit të punëve ndërtimore

Për aksin rrugor Bellakovc – Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrave, në vijim është përpilimi i projekteve themelore. Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, afati për përpilimin e tyre është deri në fund të këtij viti pas çka duhet të zbatohet procedurë tenderi për zgjedhjen e kryerësit të punëve. Afati i pritur për ndërtimin e këtij aksi rrugor, sipas Ministrisë dikasteriale, është fundi i vitit 2021. Për financimin e fazës së dytë të kësaj hekurudhe Maqedonia fitoi hua nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, në lartësi prej 145 milionë euro. Në Samitin në Triestë që u mbaj këtë vit, Qeveria arriti të sigurojë grant nga BE-ja në lartësi prej 70 milionë eurosh, të cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e këtij aksi, ndërsa vlera nga huaja do të ulet në lartësinë e këtyre mjeteve të grantit nga BE-ja.

Incizim gjeodezik për aksin më të shtrenjtë Kriva Pallankë – Deve Bair

Aksi i fundit, Kriva Pallankë – Deve Bair, është më i shtrenjti dhe më i komplikuar për ndërtim, edhe pse është më i shkurtër, 24 kilometra. Për të ka filluar incizimi gjeodezik në terren. Shuma e ndërtimit vlerësohet në më shumë se 350 milionë euro. Deri tani përmes Operativës IPA programit 2014-2020 janë siguruar 60 milionë euro, ndërsa sipas Ministrisë të Transportit të tjerat do të sigurohen përmes institucioneve ndërkombëtare financiare të cilat kanë paraqitur interes për financimin e saj. Planet janë ndërtimi të fillojë në vitin 2020, ndërsa të përfundojë në vitin 2025.

Për pjesën nga hekurudha e anës greke, megjithatë, duhet të bëhet modernizim i hekurudhës nga Sofjes deri në Gjushevë, si dhe rindërtim i 2,5 kilometrave nga Gjusheva deri në kufirin e Maqedonisë të cilën janë siguruar mjete. Sipas mediave bullgare, së shpejti duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e projektuesve për hekurudhën nga Radomiri përmes Qustendilit deri në Gjushevë. Tërësisht kufiri i ri hekurudhor nga Radomiri deri në kufirin me Maqedoninë do të kushtonte 473 milionë euro.

Në rrugën e re hekurudhore që duhet ta përshpejtojë qarkullimin e udhëtarëve dhe mallit në Korridorin tetë, në pjesën e Maqedonisë për shkak të kompleksitetit paralajmërohet se do të vozitet me shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë, nga nga ajo bullgare deri 160.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button