Policia serbe nxjerr “bllof” lajmin e shqiptarëve me dron për ndeshjen e “Skënderbeut”

Gazeta e njohur serbe “Kurir” raportoi dje se tre shqiptarë ishin kapur nga policia e këtij shteti në Preshevë dhe në makinën e tij ishte gjetur edhe një dron.

Lajmi mori dhënë duke u raportuar edhe në Shqipëri, por në një reagim të mëvonshëm është Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë që mohon të ketë ndodhur një ngjarje e tillë e raportuar nga “Kurir”, gazetë e njohur për qendrimet e saj radikale në raport me shqiptarët.

Sonte luhet Partizani i Beogradit -Skënderbeu në kuadër të fazës së grupeve të Europa League duke bërë që autoritetet serbe të marrin masa të larta sigurie për të shmangur atë që ndodhi tre vite më parë me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button