Siri, 20 persona kanë humbur jetën nga torturat gjatë tetorit

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se regjimi i Bashar al Asadit gjatë muajit të kaluar ka vrarë në Siri të paktën 20 persona duke i torturuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit, SNHR konfirmon se regjimi i Bashar al Asadit gjatë muajit tetor ka vrarë të paktën 20 persona në qendrat legale apo ilegale të burgimit.

Duke bërë të ditur se torturat po vazhdojnë që nga fillimi i luftës së brendshme, SNHR njofton se 4 prej 20 personave që kanë humbur jetën nga torturat janë nga zonat rurale të Damaskut, 8 nga Dera, 4 nga Halepi, dhe nga një person nga Idlibi, Hama, Homsi dhe Raka.

Gjithashtu SNHR konfirmon se gjithsej 206 persona kanë humbur jetën nga tortura në Siri që nga janari e deri tani. Kjo organizatë i ka bërë thirrje Rusisë, që si shtet garantues i regjimit, t’i përmbushë përgjegjësitë e saj.

Në raport thuhet se për shkak të krimeve të luftës regjimi duhet të gjykohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

SNHR edhe në raportin e muajit të kaluar kishte bërë të ditur se që nga muaji mars i vitit 2011 e deri në muajin shtator të vitit 2017, 13 mijë e 104 persona kanë humbur jetën nga torturat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button