Në Berovë minus shtatë, zvogëlohet dukshmëria në Demir Kapi

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Maqedoni është matur në Berovë, ku janë regjistruar minus shtatë gradë Celsius, me ç’rast me minus katër gradë pasojnë Shkupi, Strumica, Tetova dhe Manastiri, si dhe Prielpi, Kriva Pallanka, Kumanova dhe Demir Kapia me minus tre. Në Mavrovë, Shtip, Llazaporole janë matur minus dy gradë, ndërsa në Gjevgjeli minus një.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në Demir Kapi ka paraqitje të dukshmërisë së zvogëluar. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës do të jetë më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë perëndimore. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të dukshme të vranësirave. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë Celsius. Në Shkup temperatura do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Nesër do të ketë vranësira të rritura gjatë gjithë ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, posaçërisht në veriperëndim të vendit.

Gjatë ditëve të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell e me vranësira mesatare dhe me temperatura në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. Të shtunën do të fryjë erë mesatare veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button