Tre të vrarë në një sulm në Volmart në Denver

Dy meshkuj dhe një grua janë vrarë në Volmart supermarket në periferinë veriore të Denverit, në shtetin amerikan Kolorado, kur një sulmues i armatosur ka hapur zjarr ndaj blerësve. Policia ende është në kërkim të sulmuesit.

Dëshmitarët përshkruan se menjëherë papritmas kanë dëgjuar të shtëna të zëshme të cilët kanë ardhur nga brendia e supermarketit, fillimisht dy të shtëna, ndërsa pastaj edhe tre ose katër, me ç’rast të gjithë blerësit kanë filluar të evakuohen.

Policia po i kërkon xhirimet nga kamerat e sigurisë që ta konfirmojë identitetin e sulmuesit. Tani për tani nuk ka informata për motivin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button