Rama prezanton prefektët e rinj të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot 12 prefektët e rinj të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një konferencë për shtyp, Rama theksoi se prefektët e rinj u emëruan pas një procesi përzgjedhës mes kandidaturave të ndryshme dhe sipas tij do të rritet roli i prefektëve.

“Jemi në hapjen e një faze të re qeverisëse dhe sfida themelore. Ndër shumë të tjera është edhe një institucion i prefektit i ridimensionuar tërësisht, si një institucion përfaqësues i qeverisë në çdo qark. Padyshim nëse do të kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze të re qeverisëse, si dhe pritshmëritë të larta që njerëzit kanë nga kjo fazë qeverisëse kërkojnë një qasje dhe një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama.

Ai ka shtuar më tej se, “Kemi vlerësuar profilin e ri të prefektit, me një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë aktive e Forcave të Armatosura, por që janë bartës të një eksperiencë të çmuar që ky vend nuk ka luksin të mos e përdorë në funksion për të ardhmen e tij”.

Prefektët e emëruar nga Këshilli i Ministrave janë: Suzana Jahollari emërohet prefekte e Qarkut të Tiranës, prefekt i Durrësit, Roland Nasto, prefekt i Kukësit, Zenel Kuçana, prefekt i Dibrës, Nexhbedin Shehu, i Shkodrës, Çesk Millja, i Lezhës, Gjergj Prendi, prefekt i Elbasanit, Maksim Malaj, prefekt i Fierit, Baki Bala, prefekt i Beratit, Harilla Dafa, prefekt i Vlorës, Flamur Mamaj, i Korçës, Dhori Spirollari dhe prefekt i Gjirokastrës është emëruar Astrit Aliaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button