CIA e publikoi arkivin personal të Osama bin Ladenit

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) publikoi dokumente dhe incizime nga arkivi që janë gjetur në shtëpinë, në të cilën u vra Osama bin Landen në vitin 2011 në Pakistan.

Hulumtuesit të cilët paraprakisht kishin mbikëqyrje në dokumentet sekrete pohojnë se në arkiv ka incizime nga kurorëzimi i djalit të Bin Ladenit, si dhe ditari i liderit të grupit terrorist Al Kaeda.

“Amerikanët do të mund të kenë kontroll më të thellë në planet dhe veprimet e organizatës terroriste”, deklaroi drejtori i CIA-s, Majk Pompeo.

CIA në internet ka vendosur 470.000 dokumente të gjetura në maj të vitit 2011 në shtëpinë në Abotabad, ku është fshehur Bin Ladeni me familjen. Në incizimet për herë të parë shihet fytyra e Hamza Bin Laden, djali më i madh i Osama. Hamza është incizuar në kurorëzimin e tij, i cili me siguri ka qenë në territorin iranian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button