Takim Zaev – Toman: Mbështetja e Çekisë në më shumë fusha

Çekia e mbështet Maqedoninë në më shumë fusha, ndërsa veçanërisht lidhur me kontrollin e kufijve të Maqedonisë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin çek, Mirosllav Toman.

“Ky takim vazhdon edhe më tej dhe po zgjerohet në nisma të përbashkëta për trajnime të strukturave të sigurisë siç është policia kufitare dhe të ARM-së”, ka theksuar Zaev pas takimit.

Kryeministri, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar i ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të suksesshme ambasadorit Toman, i cili nga ana e tij ka theksuar se veçanërisht është me rëndësi që si ambasador i Republikës së Çekisë do të japë kontributin e tij në thellimin e lidhjeve miqësore mes dy vendeve.

Zaev e ka informuar ambasadorin e Çekisë për përpjekjet e vendit t’i intensifikojë dhe t’u japë dinamikë të re proceseve euroatlantike dhe theksoi se vendi ynë pret që Çekia edhe më tej ta inkurajojë zgjerimin e BE-së, veçanërisht lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tomas ka theksuar se vendi i tij me interes të veçantë e ndjek këtë proces dhe veçanërisht i përshëndet përpjekjet e Maqedonisë për zhvendosje cilësore të kësaj situate në interes së qytetarëve të vendit.

Ambasadori si të rëndësishme e ka theksuar politikën e re rajonale të fqinjësisë së mirë të Republikës së Maqedonisë si vlerë e njohur evropiane.

Në pjesën e bisedimeve për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, kryeministri Zaev e ka informuar për politikat e reja të Qeverisë lidhur me inkurajimin e investuesve të huaj dhe ka theksuar se të dy vendet kanë potenciale serioze për thellimin e lidhjeve ekonomike.

Zaev ka theksuar se tërheqja e investuesve të huaj dhe krijimi i kushteve për mjedis të mirë të biznesit për to është prioriteti kryesor i Qeverisë dhe se nismat nga Republika e Çekisë janë inkurajim për këto politika.

Toman u ndërlidh se firmat nga Çekia do ta njohin zhvillimin e mirë të ngjarjeve dhe mundësive të cilat i kanë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button