Zaev: Të ftohen kokat politike e më pas flasim për koalicionin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deri tash nuk ka folur me partitë politike për hyrje-dalje të partive nga Qeveria e Maqedonisë si dhe për ndryshimet kuadrovike të ministrive pas zgjedhjeve lokale. Siç bëri të ditur sot Zaev, kjo pritet të ndodh ditëve në vijim, atëherë kur do largohet pluhuri dhe ftohen kokat nga zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

“Pres që gjatë këtyre ditëve pluhuri të pushojë. Tash kemi koka të ndezura politikisht në shtet. Shpresoj që atmosfera e qetë të kthehet rreth fundjavës, kur edhe do ti hapim proceset se çfarë do të ndodh më tutje pasi që kemi shumë vende të zbrazëta në Qeveri, ministra, zëvendës-ministra dhe drejtorë”, tha Zaev.

Duke u pyetur për koalicionin e Aleancës për Shqiptarët, Zaev tha se kjo gjë nuk varet vetëm nga ai por edhe nga lideri i kësaj partie, Ziadin Sela dhe partitë tjera koalicionuese.

Zaev bëri të ditur se deri sot nuk ka folur për hyrjen e Partisë Demokratike Shqiptare në Qeveri.

Duke u përgjigjur në deklaratën e lideri të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ku thuhet “se Zaevi ka mbrojtur Bashkimin Demokratik për Integrim më shumë se sa VMRO-DPMNE-ja”, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh se ka vepruar në mënyrë principiele.

“Ne kemi vepruar në mënyrë principiele duke formuar koalicione të hapura dhe ashtu qëndruam pas kandidatëve që të ngjajmë në partnerë koalicioni. Kur e publikuam koalicionin për zgjedhje parlamentare ne thamë se ai koalicion do të jetë afatgjatë. Unë nuk mund të jem faktor kyç për koalicion në nivel qendror, por e di se do të bëjë çmos që ai koalicion të jetë stabil. Por, në këto zgjedhje ajo ishte e pamundur”, tha Zaev.

Përndryshe, pas publikimit të rezultateve të rrethit të dytë zgjedhor, nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se ende nuk kemi ndërtuar qëndrim për të mbetur apo jo në qeveri, kjo do të vendoset pasi të analizohen rezultatet e fundit zgjedhore. Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, që tani do të dihen rezultatet. Lidhur me shumicën në Parlament, Zaev tha se beson se shumica në Parlament do të rritet, por edhe se kjo nuk do të thotë kalim nga një parti politike në një tjetër.

Ndryshe, diskutimi në lidhje me daljen e ASH-së nga Qeveria e Maqedonisë, erdhi pasi që me nënshkrimin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët- BESA në zgjedhje lokale u tha se do të kemi ndryshim të përbërjes qeveritare, duke dalë ASH-ja dhe duke hyrë partia shqiptare opozitare, Partia Demokratike Shqiptare. ASH deklaroi se nuk del nga qeveriandërkohë që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të përbërjes qeveritare me PDSH-në kurse më pas u tha se pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button