Pas dhjetë viteve u zbardh rasti që e çoi në burg gazetarin Kezharovski

Gjykata e Velesit i liroi dy të akuzuarit Ordan dhe Lupço Gjeorgjievski të cilët ishin të akuzuar se kanë kryer vrasje të porositur të 72-vjeçarit nga Oreshja e Velesit. Pas pothuajse një dekade në procedurë gjyqësore përfundoi gjykimi për dy vëllezërit, njofton Portalb.mk.

Gjykata Themelore e Velesit në shkurt të vitit 2015 i ka gjykuar tre të akuzuar: 13 vite burg për Gjore Petrovskin, i cili ishte i akuzuar se ka porositur që të vritet plaku Lazo Milloshevski në vitin 2005 dhe pas 10 viteve për vëllezërit Lupço dhe Ordan Gjorgjievski.

Gjykata e ka pranuar akuzën se Petrovski e ka porositur dhe ka paguar vrasjen e Lazo Milloshevskit, me të cilin ishte në mosmarrëveshje me vite, ndërsa Lupço dhe Ordan e kanë vrarë plakun në shtëpinë e tij në Oreshje.

Avokati Xvonko Davidoviq atëherë tha se është pritur aktgjykim dënues, duke parë se çfarë ka ndodhur në këtë moment kur doli edhe lënda “Likuidimi” që tashmë është në fuqi. Avokati paralajmëroi ankesë edhe për këtë aktgjykim.

Zllatko Arsovski "Breza"
Zllatko Arsovski “Breza”

Në rastin, dëshmitari mbrojtës “Breza” që e ndryshoi deklaratën dhe konfirmoi se ka gënjyer nën detyrimin e policisë. Në ndërkohë, Zllatko Arsovski deklaratën e tillë e konfirmoi edhe në këtë gjykim, ndërsa prokuroria kundër tij filloi procedurë dhe dënohet për dhënie të dëshmisë së rrejshme.

Tomisllav Kezharovski
Tomisllav Kezharovski

Për rastin pas grilave përfunduan gjykatës, prokurorë, avokatë në rastin “Likuidimi”.

Në rastin “Likuidimi” janë akuzuar dhjetëra qytetarë, në mesin e të cilëve edhe gazetari Tomisllav Kezharovski, i cili akuzohet se në mujoren “Reporter 92” e ka publikuar identitetin e dëshmitarit të rrezikuar.

Ai u arrestua në kuadër të aksionit “Likuidimi”, me akuzën se ka bërë zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në një proces gjyqësor për vrasje.

Por, në fakt, artikulli kontestues i gazetarit, është shkruar madje një vit përpara se dëshmitari për të cilin kishte shkruar ai, të merrte statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button