Penalja ka dorëzuar dokumentet për ekstradim të Grujovskit dhe Boshkovskit

Gjykata Penale ka kompletuar dokumentin për ekstradim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit të cilin e dorëzoi te Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për ecuri të mëtutjeshme, bëjnë të ditur nga Gjykata Penale, njofton Portalb.mk.

Resori në Ministrinë e Drejtësisë duhet që nga Greqia të kërkojë që dy të arrestuarit që të ndiqen për përgjime të paligjshme.

Paralelisht me këtë proces, duhet të fillojë edhe një tjetër në të cilin gjykata greke duhet të vendosë për urdhër-arrestin e lëshuar të Interpolit, por vetëm pasi Maqedonia ti paraqesë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën për ekstradim.

Ndryshe Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujovski dhe Boshkovski nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur identitet tjetër, atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button