Zaev: Dy anëtarë të qeverisë hetohen për korrupsion

Kryeministri Zoran Zaev sot në fjalimin e tij në Samitin “Maqedonia 2025” tha se dy anëtarë të qeverisë të cilën ai e kryeson tashmë po hetohen për korrupsion. Ai shtoi se hetimet zhvillohen në bazë të raportimeve të para të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se vazhdimisht luftojnë kundër korrupsionit dhe se kjo çështje është shumë e rëndësishme në drejtim të tërheqjes së investimeve.

“Janë bërë vetëm dy muaj dhe tashmë janë nën hetim. Detaje nuk mund të shpalos. Prioriteti ynë është që në Maqedoni të mos shfaqen gabimet e së kaluarës, para se gjithash të korrupsionit. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Vetëm ashtu mund të mundësohen investime të reja”, tha Zaev në panelin e diskutimit të temës “Çfarë mësuam dhe si do ta pranojmë ardhjen e investimeve”, në Samitin “Maqedonia 2015”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button