Fëmijët duke u falur në çerdhe dhe fëmijët me dukje horror për Halloween!

Kur në Facebook u shfaqen pamje të fëmijëve duke u falur në një çerdhe diku në Shkup, të gjithë u alarmuan, duke paraqitur si një veprim të tmerrshëm nga ajo çerdhe. U tha shumëçka për ato fotografi dhe video të fëmijëve duke u falur, u tha se po ua shpërlajnë trurin fëmijëve, po ua prishin të ardhmen, po i fusin në rrugë të shëmtuara, etj., sa që mendoj, sikur të ishte në Kosovë, me siguri se do të mbyllej ajo çerdhe dhe do të burgoseshin pronarët dhe edukatorët!
Vreri që shumë media dhe njerëz derdhen kundër asaj çerdhe, nuk ishte pse u brengosen për fëmijët, por se e ardhmja iu takon atyre dhe se ata po e fillojnë rrugëtimin sipas fesë islame, e këtë gjë ata, nuk e duan!

Por një reagim i tillë nuk po ndodh me maskimet dhe dukjet e tmerrshme të fëmijëve në çerdhet kosovare, ditën e 31 tetorit, që festohej Halloween, apo ndryshe që njihet edhe si Nata e shtrigave! Çerdhe të shumta në Kosovë, po ashtu edhe klasat e para në shkollat fillore, kanë organizuar maskimin dhe kamuflimin e fëmijëve me dukje të shëmtuara nga filmat horror, për nderë të Halloween, që në një mënyrë apo tjetër, përkon me festë në nderë të demonëve, apo djajve! Në këtë rast, heshtën mediat, heshti shoqëria civile, heshtën “gardianët” e traditës shqiptare, të gjithë i përpinë gjuhët e tyre, askush nuk flet as nuk reagon për pamjet e fëmijëve që të tmerrojnë se si shëmtohen!

Me siguri, kjo festë Halloween shihet si festë e moderuar perëndimore dhe se është trendi të festohet! Në të vërtetë, kjo është shpëlarje truri dhe ngulitja në kokat e fëmijëve se Nata e shtrigave është e mirë dhe se duhet të festohet, me ç’rast dikur nga Keltët festohej Samhain (që besohej se fantazmat e të vdekurve kthehen në Tokë), por që fëmijët nuk e dinë kuptimin e saj!
Nuk kamë dyshim se kuptimin e Halloween nuk e dinë as prindërit që i maskojnë dhe i katranosin në asi pamjesh fëmijët e tyre, ata mendojnë se meqë është festë perëndimore, është moderne dhe mos mbesin mbrapa nëse nuk e festojnë!

Faljen në çerdhen “Bleta” në Shkup, e quajtën si detyrim të fëmijëve për tu falur, atëherë, si duhet quajtur këta njerëz që i detyrojnë fëmijët të duken si zombi dhe kufoma njerëzish? A duhet burgosur edukatorët dhe prindërit e tyre, për shkak se po i terrorizojnë fëmijët në këso mënyre, vetëm e vetëm të duken në hap me kohën!?
Heshtja e atyre që brengoseshin me faljen e namazit në çerdhen “Bleta”, tashmë nuk janë të interesuar për atë se çka u servohet fëmijëve shqiptarë dhe se në çfarë rrugësh të tmerrshme detyrohen të hyjnë fëmijët tanë.

Një kritikë të drejtpërdrejtë për këtë ditë të Halloween, dua ta drejtoj mbi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvinë e Kosovës, të cilat nuk bëjnë asnjë reagim kundër kësaj feste, e cila në thelb të saj predikon adhurimin dhe kujtimin e djallit, i cili si në islam ashtu edhe në krishterizëm është armiku më i madh i njeriut dhe besimtarëve. Këto dy bashkësi fetare, po heshtin karshi këtyre zhvillimeve, nuk e kundërshtojnë qoftë edhe me një shkresë zyrtare, por heshtin sikur nuk është duke ndodhur asgjë.

Derisa jemi te kritika, nuk mund të anashkaloj as predikuesit e traditës shqiptare, të cilët sa herë të jetë në pyetje feja islame dhe predikimi i saj, thonë: Këto gjera po na largojnë nga tradita jonë shekullore! A thua, kur ishte Halloween në traditën e shqiptarëve? Kur u maskuan fëmijët e shqiptarëve me këso dukje anormale? Bile disa patriot/e të traditës shqiptare, me shumë krenari postojnë fotografi në Facebook me fëmijët e tyre, të maskuar si lugetër!!

Shpresoj që qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen në këtë çështje, të kuptojnë se jo gjithçka që vjen nga Perëndimi është e mirë, jo gjithçka duhet të marrim nga traditat e huaja, jo gjithmonë duhet t’u nënshtrohemi ideve për modernizëm, e faktikisht s’është gjë tjetër përveç injorancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button