Ja çfarë informata duhet të publikojnë ministritë e Maqedonisë në 15 ditët e ardhshme
Për transparencë dhe llogaridhënie më të mirë të punës, qeveria në seancën e djeshme vendosi që ministritë në faqet e tyre të internetit të publikojnë gjithsej 21 dokumente për raporte, rregulla dhe akte të tjera të interesit publik. Propozimin e dha Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informative, njofton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për dokumente të cilat sipas ligjit, ministritë obligohen t’i publikojnë, por siç tha ministri i Shoqërisë Informative Damjan Mançevski, analizat e transparencës të pushtetit ekzekutiv nga viti i kaluar tregojnë se Maqedonia ndodhet në vendin e fundit me plotësimin e vetëm 36% të indikatorëve në hulumtim.
Në 15 ditët e ardhshme, në ueb faqet zyrtare të pushtetit ekzekutiv, do të mund të gjenden informata që kanë të bëjnë me:
- Planin strategjik;
- Buxhetin;
- Raportet e miratuara për realizimin e buxhetit;
- Raporte revizore;
- Plan për furnizime publike;
- Rregullore të organizimit të brendshëm;
- Organogram për organizim të brendshëm;
- Rregullore për sistematizim të vendeve të punës;
- Listë të të punësuarve në institucion me pozitën e punës, email-in zyrtar dhe numrin e telefonit zyrtar;
- Tekste të konsoliduara nga aktet ligjore dhe nënligjore në kompetencë të çdo ministrie;
- Modelet që i përdorin qytetarët gjatë dorëzimin të të dhënave të aplikimeve te ministritë që të realizohen të drejtat e tyre, veçanërisht modele të kërkimit nga qytetarët për nxjerrjen e akteve reale për ata ministri që i nxjerrin ato;
- Tarifat për kompensimet për nxjerrjen e akteve reale;
- Lista e informatave nga karakteri publik;
- Kontakt të personit të angazhuar për informata të karakterit publik;
- Rregullore për raportim të brendshëm të mbrojtur;
- Kontakt të personit të autorizuar për raportim të brendshëm të mbrojtur;
- Emri dhe mbiemri i shefit për mbrojtje të të dhënave personale, pozita në institucion, email-i zyrtar dhe numri i telefonit zyrtar;
- Kontakt telefoni dhe emai zyrtar të ministrisë për çështje të përgjithshme;
- Lista e resurseve aktive që i zhvillojnë ministritë, në varësi prej kompetencës;
- Biografi të ministrit, zëvendës-ministrit dhe të sekretarit shtetëror;
- Paralajmërim për ngjarjet mujore ose kalendar online.
LEXO: Maqedoni, ministritë për 15 ditë duhet të publikojnë revizionin në uebfaqe