Antikorrupsioni refuzoi dy ankesa për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe ligjit të antikorrupsionit

Në seancën publike të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit sot u soll vendim për refuzim të dy ankesave të parashtruara më parë nga persona të caktuar nën arsyetimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe ligjit të parandalimit të korrupsionit. Siç u shpreh kryetari i Antikorrupsionit, Igor Tarturovski, vendimi për refuzim të ankesave vjen pas shqyrtimit të dokumenteve relevante për secilën ankesë, raporton Portalb.mk.

Rasti i parë i refuzuar nga Antikorrupsionit ka të bëjë me ankesën e parashtruar nga Kryetar i Këshillit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë ndaj ndërmarrjes “Proaqua” që mban arsyetimin “se ka instaluar ujësjellësin në fshatin Ladorisht të Strugës në fushatë zgjedhore” duke sjellë edhe fotografi nga punimet e kësaj ndërmarrje.

Vendimi për refuzim të kësaj ankese, në mënyrë unanime vjen pasi që nga “Proaqua” deklaruan se “nuk është bërë instalim por vetëm riparim të rrjetit të mëparshëm. Kërkesa për riparim është bërë nga banorët me Ladorishtit”. Antikorrupsioni ka shqyrtuar edhe dokumentet e punimeve të kësaj ndërmarrjeje dhe transaksionet e saj dhe ka vërejtur se nuk janë bërë ndërtime të reja.

Vendimi i dytë i refuzuar nga Antikorrupsioni ka të bëjë me ankesën e kryetarit të shtabit zgjedhor të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në komunën Centar Zhupë, Xhesur Ismaili kundër Arian Ibraimi kryetar komune në mandatin 2013-2017 me arsyetimin se “është punuar në periudhë të fushatës zgjedhore duke shtruar begatona me buxhet të komunës kurse të njëjtën e ka përdorur edhe në fushatë zgjedhore të tij”. Siç thuhet në ankesën e Ismailit punimet me begatona janë bërë edhe ndaj personave privat nga dy ndërmarrje. Antikorrupsioni ka marrë dokumente nga të dyja ndërmarrjet dhe komuna për punimet, dhe është parë se asnjëra nuk ka të holla të transakcuara gjatë kësaj periudhe.

Vendimi i tretë që ngeli pezull për shkak të pritjes së të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme për ankesën e parashtruar nga LSDM kundër kryetarit të Arsence Alleksovskit të Kriva Pallankës për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe ligjit për parandalim të korrupsionit për ndërtim të rrugëve dhe kanalizimit gjatë fushatës zgjedhore.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button