MASH-i pranon komente dhe propozime për Strategjinë gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zbaton konsultim publik si dhe me opinionin profesional dhe akademik e ndan projekt-versionin përfundimtar të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025.

Siç informon MASH-i, gjatë periudhës së kaluar kanë punuar intensivisht në krijimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025, përkatësisht në krijimin e dokumentit të ri strategjik për politika arsimore.

Komentet dhe propozimet për përmirësim të mëtutjeshëm të Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsim mund të parashtrohen më së voni deri më 10 nëntor 2017 në adresën elektronike – [email protected] apo në arkivin e MASH-it, rruga “Shën Kirili e Metodi” nr.54.

Strategjia gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025 do të jetë lëndë e debatit publik, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të miratohet në mbledhje të Qeverisë.

Projekt-versioni përfundimtar i Strategjisë për arsim 2018-2025 mund të merret në ueb-faqen e MASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button