Tevdovski: Maqedonia mund të vendos planifikim afatmesëm buxhetor

Vendosja e bazave të buxhetimit afatmesëm, gjegjësisht krijim i kornizës për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit në periudhë më të gjatë kohore prej një viti fiskal që të përmirësohet efikasiteti në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit dhe transparenca në menaxhimin me financat publike, është qëllimi i Tuning projektit “Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efikas me financat publike” që u zbatua në Ministrinë e Financave në dy vitet e fundit, ndërsa sot u shënua përfundimi i tij.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se vullnet politik për planifikim të tillë afatmesëm ka dhe se prioritet i Ministrisë është ai të vendoset dhe Maqedonia të fitojë planifikim buxhetor afatmesëm.

“Të mendojmë më gjatë, në periudhë të mesme. Të vendosim në realitet planifikim real afatmesëm në vend të planifikimit për një vit që ishte praktikë deri më tani, sepse kjo është me rëndësi që ta dimë ku duam të arrijmë dhe si të shkojmë deri atje” tha ministri Tevdovski.

Shtoi se fokusi i projektit është të avancohet planifikimi afatmesëm buxhetor dhe se janë dhënë rekomandime për kalim gradual dhe sistemor nga mënyra aktuale e planifikimit buxhetor drejtë planifikimit afatmesëm buxhetit dhe në pajtim me rekomandimet e BE-së. Në suaza të projektit është bërë edhe propozim tekst për Ligjin për buxhete.

Sipas ministrit, ka vullnet politik, ndërsa prioritet i Qeverisë është të vendoset planifikim real afatmesëm dhe kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të strategjisë për menaxhim me financat publike, e cila, siç tha, paraqet plan aksionar të reformave në periudhën 2018-2021 i cili përmban reforma të të gjitha elementeve të rëndësishme të sistemit të financave publike.

Sipas Nikolla Bertolinit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian ky projekt program vjen në moment të duhur dhe do të jetë bazë për tërë procesin në vitet e ardhshme.

Në projektin i cili financohet nga BE-ja morën pjesë ekspertë nga Finlanda, Sllovenia, Austria dhe Holanda. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button