Punime dhe emërime të personave në fushatë zgjedhore, Antikorrupsioni me 4 raste të reja

Në seancën publike të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, sot janë hapur katër raste të reja, njëri prej të cilit kanë qenë i shqyrtuar edhe më herët, mirëpo vendimin e prerë për të ia drejtuan Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas kryetarit të Antikorrupsionit, Igor Tanturovski, këto raste ndërlidhen me shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për parandalim të korrupsionit, raporton Portalb.mk.

Rasti i parë që u hap sot nga ky institucion kishte të bëjë më Shkollën Fillore “Trifun Panovski” në Manastir kundër drejtoreshës së kësaj shkolle e cila kishte dërguar arsimtarët në tubim partiak. Sipas këshillit të arsimtarëve të kësaj shkolle drejtoresha e kësaj shkolle ka vepruar kundrejt statusit të shkollës.

Për këtë drejtori i Antikorrupsionit ka parashtruar kërkesë deri të drejtoresha e shkollës që të publikohet statusi dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

Rasti i dytë që u hap sot nga Antikorrupsioni ndërlidhet me Elena Shikallovskën nga Ohri kundër IPSH Spitali i përgjithshëm në Ohër për të cilin ka ankesë së është shkarkuar pa ndonjë kriter dhe në periudhë kohore ku ndalohet ngarkim-shkarkimi i personave për shkak të zgjedhjeve lokale. Kjo ankesë e Shikallovkës është sjellë më 26.08.2017.

Nga Spitali i Ohrit deklarojnë se “nuk është bërë shkelje e Kodit Zgjedhor dhe se shkarkimi i Shikallovskës është bërë në mënyrën e duhur dhe se drejtori i ri nuk është pjesëtar partie por është emëruar në bazë të votave të të punësuarve të këtij spitali”.

Në lidhje me këtë, Antikorrupsioni dërgoi urdhër për shkarkim të drejtorit të Spitalit të Ohrit nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë që rasti të shkoj edhe te Gjykata Administrative dhe Prokuroria Publike. Sipas tyre, ky shkarkim duhet të ndodh pasi që emërim-shkarkimi në këtë spital është bërë jashtë parametrave kohor të përcaktuar me Kodin Zgjedhor.

Rasti i tretë që sot e hapi Antikorrupsioni ndërlidhet me punime që janë bërë në periudhë të fushatës zgjedhore, me para të komunës së Kisella Vodës kurse janë promovuar në tubime partiake”. Kjo ankesë është parashtruar nga Komiteti Komunal i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë kundër kryetarit të deritashëm të kësaj komune.

Në lidhje me këtë, Antikorrupsioni dërgoi kërkesë deri te Komuna e Kisella Vodës që të dorëzojë dokumente për “punët e kryera gjatë kësaj periudhe, buxhetin e shfrytëzuar, furnizime publike dhe dokumentet për çdo marrëveshje të arrijë gjatë periudhës së paraparë me ligj”.

Ankesa e fundit për sot është parashtruar nga Svetllana Saviq, e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ankohet “për shkarkim dhe parashtrim të procedurës disiplinore ndaj saj nga kjo ministri në periudhë kohore ku nuk lejohet ngarkim shkarkimi nga funksionet shtetërore se si vendimi për shkarkim edhe ai për procedurë disiplinore janë sjellë në periudhë që shkelet Kodi Zgjedhor dhe ligji për antikorrupsion”.

Antikorrupsioni kërkoi dokumente nga Ministria e Mbrojtjes për dokumentin të këtyre dy vendimeve ku dëshmohet se kjo Ministria a ka vepruar jashtë Kodit Zgjedhor dhe ligjit të antikorrupsionit.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button