fbpx

Zoran Zaev paralajmëroi ligj të ri për LGBTI-në

“Ju inkurajoj që të jeni të zëshëm, lirshëm të shpreheni dhe të veproni në drejtim të mbrojtjes së të drejtave”, theksoi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në përvjetorin e pestë të formimit të LGBTI – Qendrës në Shkup, njofton Portalb.mk.

Duke u ndalur në incidentet dhe sulmet, të cilat ende nuk janë pastruar dhe për shkak të së cilës, qendra e ndërroi lokacionin dhe u transferua nga hapësirat në Çarshi, Zaev tha se ata kohëra kur s’ka pasur ligj, kur janë shkelur të drejtat e njeriut në çfarëdo bazë janë e kaluar për atë “Qeveria vendos themele të shtetit e cila është e të gjithëve dhe është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e çdokujt, pa dallim të çfarëdolloj dallimi, përkatësie, bindje dhe të ngjashme”.

Zaev tha se njëri nga hapat që po ndërmerren në atë drejtim është që “të përgatitet ligj për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për të cilin në rrjedhë është debati publik”.

“Qëllimi i këtij ligji është që të arrihet pajtueshmëri ligjore me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të definohen nocionet, gjithçka që nënkupton diskriminim. Ndryshimet e ndjeshme parashihet edhe në vet Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili do të profesionalizohet, nëpërmjet zgjedhjes transparente të anëtarëve, të dëshmuar në fushën për të drejtat e njeriut. E dim se ligjet nuk janë të mjaftueshme dhe se ajo çfarë është e nevojshme është se duhet të gjithë të kujdesemi të gjithë ne, si shoqëri, të tregojmë respekt dhe jo-diskriminim në çfarëdo lloj baze, duke dhënë shembull personal, në familje, në rrethin tonë, në shoqëri”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button