Sa bukur po na e thotë Selena Gomez që nuk është ndarë nga The Weeknd (FOTO)

25-vjeçarja ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “Wolves” dhe pas një pune shumë intensive, ka zgjedhur që të kalojë kohën e lirë me miken e saj të ngushtë duke shëtitur me biçikletë, e pashqetësuar nga paparacët dhe shumë e lumtur. Mediat ndërkombëtare raportuan ditën e djeshme se ajo ishte ndarë pas një lidhjeje 10 mujore me The Weeknd, por gjatë shëtitjet nuk na u duk kështu, shkruan Revista Class.

Bukuroshja jo vetëm që ishte shumë e lumtur, (dhe nuk mendojmë se mund të përjetosh kështu një ndarje), por edhe u shfaq me xhaketën Abel Tesfaye, ose siç e njohim ne The Weeknd. Reperi është parë me të njëjtën xhaketë në datën 3 shtator teksa shëtiste së bashku me Selenën në New York, e ndërsa këngëtarja zgjodhi ta vishte pikërisht në këtë kohë që po përfiltet lidhja e saj dhe ribashkimi i mundshëm me Justin.

Ndoshta kjo është një mënyrë e Selenës për të na treguar se nuk është ndarë nga The Weeknd, nuk i dihet. Ky po që do ishte një lajm i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button