Kush është Siljan Avramovski, shefi i grupit për reforma në sistemin për përgjim?

Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ministri i Punëve të Brendshme, zëvendës/drejtor i DSK-së, përgjegjës për punën me shërbimet sekrete të vendeve mike, në kohën e Sasho Mijallkovit. Këto janë funksionet më të theksuara të Siljan Avramovskit, i cili si përfaqësues i MPB-së është emëruar për kryetar të grupit punues, të përbërë prej 29 anëtarëve për zbatimin e reformave në sistemin për ndjekjen e komunikimeve, njofton Portalb.mk.

Avramovski, sipas biografisë, është profesional në shërbim, i cili prej diplomimit të Fakultetit për Siguri në Shkupi tërë karrierën e tij e ka kaluar në MPB, gjegjësisht në DSK. Është ekspert për anti-terrorizëm.

Në kartën biografike në “Wikipedia” në grafën për parti politike qëndron – LSDM.

Siljan Avramovski është i lindur më 10 prill të vitit 1960 në Shkup.

  • 1983 – Ka diplomuar në Fakultetin për Siguri në Shkup, pas së cilës është punësuar në MPB, ku është graduar shkallë-shkallë, duke kryer shumë funksione nga stazhieri, në inspektor në Karposh, inspektor kryesor në Drejtorinë e Dytë për Ballafaqim me Terrorizëm të Brendshëm dhe Ndërkombëtar në Shërbimin për Siguri Shtetërore, deri në kryeshef në Drejtorinë për Kundërzbulim, por edhe ndihmës drejtor për punë operative në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
  • Shkurt 2003 – qershor 2004 Avramovski është drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
  • 2 qershor 2004 – 17 dhjetor 2004, Avramovski është ministër i Punëve të Brendshme.
  • Nga viti 2006 deri më sot – ngelet në funksion të lartë në DSK, si zëvendësdrejtor i Shërbimit, funksion të cilin e ka kryer edhe gjatë kohës së Nikolla Gruevski dhe kur ka qenë drejtor i DSK-së Sasho Mijallkov, transmeton Portalb.mk.
  • Në kohën kur Avramovski ishte drejtor i përkohshëm i DSK-së, ndërkaq ministër i Punëve të Brendshme Lubomir Fërçkovski – Xhango, më 31 dhjetor të vitit 2004, ka ndodhur arrestimi i Kalid del Masri, shtetas gjerman me prejardhje libaneze.
  • Masri fillimisht u arrestua në pikën kufitare në Tabanoc nën dyshimin se është terrorist i Al Kaedës. Pas 23 ditëve marrje në pyetje në një hotel në Shkup, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë Masrin ia kanë dorëzuar CIA-s, agjentët e së cilës e kanë dërguar në Avganistan. Atje është keqtrajtuar 5 muaj, derisa agjentët e CIA-s e kanë konstatuar se bëhet fjalë për njeri të gabuar. Masri më pas është transferuar në Shqipëri dhe atje është liruar.
  • Në tetor të vitit 2013, Siljan Avramovski ishte lustruar për rastin “Themeli”. Bëhet fjalë për ndjekjen e organizatorëve të protestave studentore të rinisë së VMRO-DPMNE-së në vitin 1997, kur Avramovski ishte kryeshef i DSK-së.
  • Sipas arsyetimit të Komisionit për Lustrim, ai ka dhënë ose ka miratuar veprime me të cilat janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut për shkaqe ideologjiko – politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button