Donatorët e “Qoses” kanë marrë hapësira që nuk i kanë shfrytëzuar

Një zyrë në nëntor të vitit 2015 në Qendrën tregtare “Skopjanka” i është ndarë Shoqatës për Unifikim Shpirtëror të Setincës dhe Krushoradit nga Florina në Maqedoni, por ajo zyrë nuk është shfrytëzuar, njofton Portalb.mk.

Këtë hapësirë që në vitin 2011 duhej ta kishte shfrytëzuar Shoqata e fëmijëve refugjatë, siç informoi ministri i Diasporës Edmond Ademi, nga viti 2011 deri më sot nuk është shfrytëzuar.

“Atë që e kemi konfirmuar është ajo se edhe pse qeveria e mëparshme me vendim së pari në shkurt të vitit 2015  Shoqatës së Setincëve dhe Krushoradëve i ka dhënë hapësirë në qendër të Shkupit, pastaj në prill e njëjta zyre është marrë dhe në nëntor hapësirat i janë dhënë në lagjen “Skopjanka”, konfirmojmë se kjo Shoqatë as që ka hyrë në hapësirat e reja, as që ka ndryshim në pjesën e shfrytëzimit. Praktikisht ato hapësira nga viti 2011 kur Shoqata e fëmijëve refugjatë është larguar nga aty, qëndron e zbrazët. Për shkak Shoqata vitin e ardhshëm do ta organizojë takimin e pestë të fëmijëve refugjatë, ata kërkuan ndihmë dhe përkrahje që të mund të kenë hapësirë ku t’i realizojnë aktivitetet dhe unë si ministër do të ndihmoj për realizimin e tyre” tha ministri Ademi.

Në seancën e djeshme qeveritare, siç theksoi Ademi nuk është sjellë vendim për ndarjen e këtyre hapësirave të ndonjë shoqate tjetër.

Ky vendim, siç tha Ademi, do të miratohet pasi të përfundojë procedura në Agjencinë për menaxhim me pasurinë e hapësirës publike.

NOVA TV dje publikoi se si Shoqata e Unifikimit Shpirtëror të Setincëve dhe Krushoradëve nga Florina është e njohur për dhënien e donacioneve të mëdha të përmendoreve në Shkup, mes tyre edhe përmendorja e kontroversit Andon Qose.

Donacionet e kësaj shoqate anonime hapën dyshime për prejardhjen e parave me të cilat janë ndërtuar përmendore. Janë paraqitur edhe pyetje legjitime se a është kjo shoqatë përfaqësues i vërtetë i sektorit civil ose vetëm organizatë front pas së cilës fshehën kontraktorët e disa prej përmendoreve – partia politike që në atë kohë ishte në pushtet. Qeveria e re planifikon t’ia marr privilegjet që ia ka dhënë Gruevski me , sipas tyre, procedurë jotransparente.

LEXO: Në mesin e përmendoreve të reja edhe vrasësi masovik Andon Qoseto

LEXO: Mbi truallin e xhamisë Jelen Kapan qëndron “Qoseto”, BFI nuk konteston asgjë

LEXO: BFI: Vendosja e “Qosetos” mbi themelet e xhamisë tregon se qeveria vuan nga islamofobia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button