Ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov ka hapur zyrë avokatore

Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov sot ka hapur zyrë avokatore, njofton Portalb.mk.

Lajmin për NOVATV e ka konfirmuar Todorov, ndërkaq avokati i ardhshëm zyrën do ta ketë në Kapishtec.

Në maj të këtij viti, pasi që ministrat e përbërjes së re qeveritare i kanë marrë funksionet, Todorov i cili u zgjodh deputet, në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se do të tërhiqet nga pozita e deputetit dhe do t’i përkushtohet profesionit primar si avokat.

“Duke e pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen t’i përkushtohem profesionit tim primar si avokat, ndërkaq edhe të mundet që të jap kontribut në aktivitetet partiake, më lejoni që të ju informoj se kam vendosur që të jap dorëheqje nga funksioni deputet në Kuvendin e Republikën së Maqedonisë”, shkruajti Todorov.

Kush ishte Nikolla Todorov?

Ai ka qenë stazhier i gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në shtator të vitit 2002m gjegjësisht ajo është përvoja e vetme në gjyqësor. Në moshën 27 vjeçare ka hyrë në politikë dhe ka mbajtur poste të ndryshme. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së nga viti 2006 deri në vitin 2007 ka qenë zëvendës drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Hapësira për Zyrë. Për shkurt kohë u bë udhëheqës në Kadastrën e Shkupit, ndërkaq në vitin 2009 u bë ministër i Arsimit dhe Shkencës, në të cilin post ka qenë deri në vitin 2011. Funksioni i fundit politik i Todorovit ka qenë ministër i Shëndetësisë ku ka qëndruar deri në ditën e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Todorov - Gruevski
Todorov – Gruevski

Ndryshe, me Todorov si ministër i Shëndetësisë lidhet edhe skandali me tenderin për furnizimin e aparateve digjitale dhe për rendgent me vlerë prej 1 milion eurove, që e ka fituar ndërmarrja “Vizaris MKD”, e cila ka qenë në pronë të gazetares së televizionit të afërt me VMRO-DPMNE-në “Sitel”, Ivona Talevska, transmeton Portalb.mk.

Ditët e fundit nga pozita e ministrit, Todorov e ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Klinike me vlerë prej 72 milionë euro.

Todorov është njëri nga ministrat e Qeverisë së Gruevskit për të cilin qytetarët kërkuan dorëheqje. Për shkak të rasteve të shumta të vdekjeve, Todorovin e kanë quajtur ndryshe edhe si “ministri i vdekjes”.

Vdekja e 9 vjeçarës Tamara Dimovska nga Velesi, e cila ka pasur deformim të kurrizit, është njëri nga rastet fatale për të cilin qytetarët e kanë akuzuar Todorovin. Lufta për shpëtim të vajzës me institucionet kompetente ka zgjatur me muaj. Tamara nuk arriti që të mbijetuar për shkak të procedurës juridike dhe ka vdekur duke pritur nënshkrim nga mjekët.

Në ditën kur duhej të bëhet pranim-dorëzimi i ministrit të ri, gjegjësisht të shkojë Todorovi dhe në vend të tij të vijë Arben Taravari në Ministrinë e Shëndetësisë është gjuajtur me armë drejt Todorovit. Policia e ka arrestua Lupço S., 57 vjeçar nga fshati i Velesit, Kallasllari i Poshtëm i cili është gjyshi i Tamarës.

Todorov është anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në shtabin zgjedhor të partisë dhe lojal i liderit Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button